Janë zbardhur detaje të reja nga atentati me armë zjarri, pranë spitalit në Lushnjë.
Paraprakisht raportohet se shënjestër e atentatit ka qenë Julian Sula, rival i grupit të Aldo Bares.
Policia thotë se 45-vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.















