Aktualitet

Atentati ndaj biznesmenit në Tiranë, Alibeaj apel prokurorisë dhe policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:14 - 18/10/20 |
Al Do

Ish-deputeti demokrat, Enkeled Alibeaj ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e rënda që përfshinë dy biznesmenë ditën e djeshme.

Në Himarë u ekzekutua biznesmeni Niko Goro, ndërsa biznesmeni Andon Dhima në Tiranë denoncoi në polici për një tentativë atentati.

Alibeaj i ka cilësuar të dyja ngjarjet si raste tronditëse që sipas tij tregojnë shthurje e qeverisë në muajt e fundit.

Alibeaj thekson se shpejtësia me të cilën do të hetohet denoncimi i biznesmenit Andon Dhima do të jetë një tregues kyç për gatishmërinë e policisë dhe të prokurorisë për të zbuluar të vërtetën.

“Zvarritja e çështjeve të tilla, siç e ka zakon prokuroria dhe policia, do të jetë veçse kronikë e një atentati tjetër të paralajmëruar!”, shkruan ish-deputeti në “Facebook”. /Opinion.al

Pas