Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj aktorit, Prokurori kërkon 18 vjet burg për porositësin e vrasësit me pagesë

2018/07/10 at 10:06 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Atentati ndaj aktorit, Prokurori kërkon 18 vjet burg për porositësin e vrasësit me pagesë

Organi i akuzës shpalli dje pretencën për 4 të akuzuarit e atentatit ndaj aktorit Mishel Prela, ngjarje që ndodhi një vit më parë në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar nga 18 vite burgim për porositësin e atentatit, Ervin Zallumi, dhe personin që e kishte paguar për eliminimin e 32- vjeçarit Manoku, shtetasin Shkëlzen Buci.


Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Miklear Tola, dhe personin që përkrahu atentatorin, shtetasin Ermir Tola, nga 1.4 vite burgim. Dëshmitari i drejtësisë, Miklear Tola, i cili mori pjesë në atentat duke spiunuar agjendën e objektivit, fitoi nga marrëveshja dhe u kërkua shpallja fajtor e tij dhe dënimi me 1.4 vite burgim.

Mbi 32-vjeçarin Mishel Prela (Manoku) u qëllua 8 herë me armë zjarri dhe 4 nga plumbat e goditën në pjesë të ndryshme të trupit. Pas luftës për jetën në spital, ai ia doli të mbijetojë, edhe pse nga atentati i organizuar ndaj tij mbeti i paralizuar. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, nga i cili përfitojnë të katër të akuzuarit, prokurori Adriatik Cama propozoi që Zallumi të dënohet me 12 vjet burgim e po kaq edhe Shkëlzen Buci.

ATENTATI

Ngjarja ku mbeti i plagosur 32-vjeçari Mishel Prela (Manoku), ndodhi më 20 korrik të vitit të kaluar, rreth orës 21:10, në rrugën “4 Dëshmorët”, ku kalimtarët gjetën të gjakosur të riun dhe menjëherë lajmëruan Policinë. Dëshmitarët kanë denoncuar në Polici se kanë dëgjuar 8 të shtëna arme zjarri dhe më pas kanë gjetur të plagosur një person, i cili ndodhej i shtrirë në krah të një automjeti të parkuar.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës nga një kalimtar i rastit, i cili i erdhi në ndihmë me mjetin e tij. Sipas mjekëve, i riu është paraqitur me plagë arme zjarri në bark dhe në gjymtyrë, por pas ndërhyrjes kirurgjikale e ka kaluar rrezikun për jetën. Mishel Manoku njihet edhe si aktor, pasi ka qenë protagonisti kryesor në filmin me titull “Saimir”, të regjisorit italian Francesco Munzi.

Për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, Policia fillimisht ka nisur verifikimin e precedentëve të mëparshëm të Mishel Manokut. Në vitin 2011, Gjykata e Tiranës e kishte shpallur fajtor për “vrasje me dashje” të mbetur në tentativë, duke e dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg. Sipas vendimit të Gjykatës, Mishel Manoku u deklarua fajtor, pasi kishte tentuar të vrasë me thikë fqinjin e tij, Ervin Zallumi, duke e goditur me thikë.

Ngjarja për të cilën ai u dënua ka ndodhur pasditen e datës 24 gusht të vitit 2010. E pikërisht si hakmarrje për këtë ngjarje, u dyshua se Zallumi porositi atentatin ndaj tij, duke paguar 80 mijë euro.

Profili i aktorit që u plagos vitin e kaluar

Emri i Mishel Prelës (Manokut) rezulton të jetë i njohur për qytetarët, si aktor në një film ku ai ka luajtur rolin e një emigranti. I riu që i shpëtoi mrekullisht atentatit me 8 plumba vitin e kaluar në Tiranë, ka qenë protagonist në filmin “Saimir” të Xhevdet Ferrit, pikërisht në rolin e Saimirit. Në film, i ati i tij, Edmondi, (Xhevdet Ferri) transporton emigrantët që zbarkojnë në brigjet italiane, ndërsa Saimiri e ndihmon herë pas here, por gjithmonë e me shumë kërkon lirinë e vet larg të atit./Panorama

Etiketa: atentati ndaj aktoritporositësin e vrasësit me pagesëprokurori kërkon 18 vjet burg


Ju sugjerojmë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
Aktualitet

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

17 Korrik, 2026 8:50 pm
“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet
Aktualitet

“Dyfisho Sipërmarrjen”/Rama: Me financime deri në 2 mln euro, përkrahim sipërmarrjet

17 Korrik, 2026 1:33 pm
Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme
Kryesore

Hoxha takon Gjuriç: Deklaratat e ministres serbe për Kosovën janë të papranueshme

17 Korrik, 2026 12:50 pm
Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve
Kronikë

Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve

17 Korrik, 2026 12:05 pm
BE fond 49 milionë euro për Shqipërinë, Rama: Një histori suksesi
Kryesore

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Shqipëria qëndron fuqimisht në krahun tuaj

17 Korrik, 2026 10:37 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sarandë/ Oficeri i Policisë përfshihet në sherr me disa persona

17 Korrik, 2026 9:37 am
Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin
Kronikë

Vrasja e Santiago Malko, Apeli lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026 9:25 am
SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit
Bota

SHBA: Përfundon vala e fundit e sulmeve të mëdha ndaj Iranit

17 Korrik, 2026 8:40 am
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Para
Mësojeni, ja kush është pija më e mirë për të bërë seks

Ushqimet që e kthejnë seksin në makth

Orinda Huta publikon foton pa make-up, ja si duket këngëtarja

Orinda Huta publikon foton pa make-up, ja si duket këngëtarja

Zv/kryeministrja Mesi e pranon hapur: “Peshqit e mëdhenj” nuk janë kapur ende

Zv/kryeministrja Mesi e pranon hapur: “Peshqit e mëdhenj” nuk janë kapur ende
















TE FUNDIT

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë

Gonxhja publikon të dhënat e turizmit: Rritje në gjashtë muajt e parë
17 Korrik, 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja, ka publikuar të dhëna mbi ecurinë e hyrjeve të shtetasve të huaj...

Lexo më shumë

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…

Shqipëria për herë të parë në “Genuine Cup”, FSHF çon ekipin e futbollistëve…
17 Korrik, 2026

Kombëtarja e Futbollit të personave me aftësi të kufizuara intelektuale do të përfaqësojë Shqipërinë në “Genuine Cup 2026”, që do...

Lexo më shumë

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re

Dita e 48-të e protestës, qytetarët: Shqipëri e re
17 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë dita e 48-të e tubimit. Ashtu si çdo ditë tjetër, protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë ku kanë...

Lexo më shumë

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje

Zjarr i madh pranë Madridit, përfshihen në flakë 700 hektarë me pyje
17 Korrik, 2026

Pamjet e publikuara me dron nga zjarrfikësit e Madridit të premten tregojnë pasojat e zjarrit pyjor që detyroi evakuimin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}