Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të plagosjes së 26-vjeçarit Frederik Leka.
Ky i fundit mbrëmjen e së premtes u plagos, në vendin e quajtur “Kroji Shtogut” në Mirditë. Sipas policisë autorët e dyshuar janë shtetasit: A.N., A.N., V.P. dhe A.P.
Në bashkëpunim me njëri tjetrin pasi e kanë goditur me sende të forta, ata edhe e kanë qëlluar me armë zjarri.
I plagosuri Frederik Leka është me precedent të mëparshëm penal. Ai ka qenë dënuar në Greqi me 4 vite burg për lëndë narkotike. Ndërsa në vitin 2013 i është vrarë dhe babai Mark Leka me çifte pranë banesës, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur.
Frederik Leka ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve, pasi ka një plagë në shpatull nga arma e zjarrit. / Opinion.al