Kronikë

Atentati me tritol/Partnerja e të riut:Llamarina e serbatorit ishte e hapur,por..



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 13/06/22 |
Opi Nion

Është zbardhur dëshmia e bashkëjetueses së 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj, i cili ndërroi jetë në një atentat të shtunën në Tiranë, pasi automjeti me të cillin po udhëtonte shpërtheu me eksploziv në rrugën në afërsi të TEG-ut.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se ajo ka treguar se Sadikaj kishte vënë re një problem në serbatorin e makinës, por nuk i kishte kushtuar rëndësi.

“Ajo ka thënë se me Aleksandërin ka darkuar në një restorant në afërsi të Tiranës së re rreth orës 23:20. Ajo bashkëjeton me të prej tri vitesh, pasi kanë darkuar kanë zbritur dhe kanë marrë automjetin ku edhe janë nisur në banesën e tyre. Kur kanë parkuar automjetin Sadikaj ka konstatuar se llamarina e serbatorit ishte e hapur, por Aleksandri nuk është shqetësuar dhe ka shkuar e ka mbyllur vetë llamarinë që të mos e linte të hapur gjatë natës. Të nesërmen në mëngjes para se të ndodhte ngjarja thotë se është larguar për në punë dhe Aleksandrin e ka lënë në gjumë dhe më vonë ka mësuar se ka mësuar për ngjarjen e ndodhur.”,-ka thënë ajo.

27-vjeçari po udhëtonte në autostradën Tiranë-Elbasan,  kur rreth orës 14:00 të së shtunës mjeti tip Golf u hodh në erë.

Ai është një personazh i njohur për policinë. Skeda e tij kriminale nis që prej vitit 2011 me grabitje, kundërshtim të punonjësit të policisë, goditje për shkak të detyrës dhe në vitin 2019 për vrasje të mbetur në tentative për një plagosje me thikë në Sarandë.

 

Pas