Kronikë

Atentati me tritol, objektivi ishte kunati i të fortit të Tiranës


               Publikuar në : 09:30 - 18/10/19 |
Al Do

Një makinë shpërtheu sot si pasojë e një sasie eksplozivi të lidhur me mekanizmin e derës së shoferit. Banorët e zonës së Frigoriferit në rrugën “Ramazan Bogdani” u panikun kur Artan Bylyku hapi dernën e automjetit të tij dhe u dëgjua shpërthimi.

50-vjeçari nuk pësoi dëme nga ky shpërthim por shqetësues është fakti se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme e cila mund të konsiderohet si atentat. Megjithatë Artan Bylyku nuk rezulton të jetë person me precedentë penal.

E vetmja lidhje e ditur e tij me botën e krimit është kunati i tij, Domart Konjari. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë pasi ka arritur ti shpëtojë drejtësisë shqiptare dhe franceze. Ai akuzohet për trafik ndërkombëtar droge dhe krijim të një organizate kriminale.

Konjari u ndalua në nëntor të vitit 2015 për llogari të autoriteteve franceze. Megjithëse akuzat ndaj tij ishin të rënda, Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda vendosi të zbusë masën e sigurisë ndaj Konjarit nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitjeje”.

Pas kësaj ai u arratis dhe është ende në kërkim. Në dosjen e tij të marrë nga Franca, veprimtaria kriminale e Domart Konjarit shtrihet në Francë, Holandë, Belgjikë, Spanjë, Itali dhe Gjermani.

Sipas hetuesve francezë në dy raste, 42-vjeçari Konjari u ka shpëtuar atentateve me armë. Në 20 vitet e fundit ai rezulton të jetë i përfshirë direkt ose indirekt në disa tentativa vrasjesh për trafikun e drogës.

Rasti i fundit ishte vrasja e Devi Kasmit ne Tirane, e cila dyshohej se ishte kryer me porosi te Konjarit. /Opinion.al

Pas