Kronikë

Atentati me tritol në Vlorë/Gjendet një makinë totalisht e djegur në Fier


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:50 - 21/12/21 |
Opi Nion

Një automjet totalisht i djegur është gjetur në Fier.

Paraprakisht bëhet e ditur se një mjet i tipit “Mazda”, është gjetur i shkrumbuar në bypassin e qytetit të Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë”.

Sipas uniformave blu të Vlorës, dyshohet që makina e gjetur të jetë përdorur nga autorët e atentatit me tritol të ndodhur në lagjen “Pavarësia”, të dielën.

Kujtojmë se nga shpërthimi i tritolit, ditën e diel, mbeti i plagosur rëndë 33-vjeçari Indrit Sadedini.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 19.12.2021, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja  “Pavarësia”, ku mbeti i dëmtuar nga shpërthimi i një lënde eksplozive, shtetasi E. S., ju bëjmë me dije se:

Nga shërbimet policore, në bypassin e qytetit të Fierit, pranë mbikalimit të “Parkut të Apollonisë” është gjetur i djegur një automjet i markës “Mazda”, i cili dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al

Pas