Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës, Spiropali: Të zbardhet menjëherë ky akt!

2023/04/11 at 1:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali:PS e mira e vetme në politikën shqiptare,brava e shuli i kanë mbyllur..

Drejtuesja politike e qarkut të Shkodrës për Partinë Socialiste Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës Benard Ndreca.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, Spiropali kërkon që organet ligjzbatuese të zbardhin menjëherë këtë akt kriminal.

Ndërkohë ajo ka shprehur keqardhje edhe për reagimin e Zef Hilës dhe të Sali Berishës, ku thotë se nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

Ndër të tjera Spiropali i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve.

‘I kërkoj organeve ligjzbatuese të zbardhin urgjentisht aktin kriminal të vendosjes së tritolit në makinën e Z.Ndreca, në Vaun e Dejës.

Përgjegjësit duhet të marrin dënimin e merituar. Ky është akti i dytë kriminal në pak muaj në këtë zonë, pas vendosjes së tritolit jashtë zyrave të OSHEE në Bushat.

Është për të ardhur keq që haxhiqamilisti i Vaut të Dejës, Zef Hila, bashkë me atë të Foltores me qera te Partia e Lirisë, Sali Berisha, nuk presin rezultatet e hetimit, por lëshojnë akuza kriminale ndaj kundërshtarit për të rritur kapitalin politik që tashmë u ka shterrur.

Janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën në një akt barbar të pashembullt i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.

Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll. E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve’, shkruan Spiropali./Opinion.al

Etiketa: Benard Ndrecaelisa spiropali

Ju sugjerojmë

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
Bota

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

21 Gusht, 2025 8:54 pm
Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
Rajoni

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

21 Gusht, 2025 8:34 pm
Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
Aktualitet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

21 Gusht, 2025 8:11 pm
Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
Aktualitet

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

21 Gusht, 2025 7:48 pm
RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare
Rajoni

RMV/Ndërhyrjet kardiologjike,për shëndetin e pacientëve apo për përfitime financiare

21 Gusht, 2025 7:26 pm
Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …
Bota

Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …

21 Gusht, 2025 7:09 pm
Zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon ‘Listën Serbe’
Rajoni

Zgjedhjet lokale të 12 Tetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon ‘Listën Serbe’

21 Gusht, 2025 6:58 pm
Gaza/ Papa Leoni XIV: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën
Bota

Papa Leoni XIV do të kryejë në Liban udhëtimin e parë ndërkombëtar

21 Gusht, 2025 6:18 pm
Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale
Rajoni

Kosovë/ LVV-ja kundërshton certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale

21 Gusht, 2025 5:50 pm
Donald Trump kritikon Joe Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”
Bota

Donald Trump kritikon Joe Biden: Nuk lejoi Ukrainën të “kundërsulmonte”

21 Gusht, 2025 5:39 pm
Para
Marrëveshja Kosovë-Serbi, Begaj: Garanci më shumë për paqen dhe të ardhmen e rajonit

Atentati në Vaun e Dejës, Presidenti Begaj: Institucionet të identifikojnë përgjegjësit

Në fokus goditja e krimit, hapet qendra e bashkëpunimit Greqi-Shqipëri në Kakavijë

Në fokus goditja e krimit, hapet qendra e bashkëpunimit Greqi-Shqipëri në Kakavijë

Konferenca për bimët mjekësore/Rama: Shqipëria, pjesë e 25 eksportuesve kryesorë në botë

Konferenca për bimët mjekësore/Rama: Shqipëria, pjesë e 25 eksportuesve kryesorë në botë

TE FUNDIT

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?

A do të dërgohen ushtarë gjermanë në Ukrainë?
21 Gusht, 2025

Ushtarë gjermanë në Ukrainë? Në Gjermani ka shpërthyer debati për pjesëmarrjen gjermane në garancitë e sigurisë për Ukrainën në rast...

Lexo më shumë

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet

Serbia dënon vendimin e Kosovës për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet
21 Gusht, 2025

Serbia e ka dënuar “fuqishëm” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës për moscertifikimin e partisë më të madhe të...

Lexo më shumë

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet

Jugu i Shqipërisë “pushtohet” nga turistët, vlerësohet mikpritja dhe plazhet
21 Gusht, 2025

Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit është ndër më të frekuentuarit, jo vetëm për pushuesit vendas, por edhe për të...

Lexo më shumë

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

Euro shënon rënien rekord: Këmbehet shumë pranë 97 lekëve
21 Gusht, 2025

Paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit në raport me monedhën tonë kombëtare nuk e ka stepur përdorimin e gjerë që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com