Kronikë

Atentati me eksploziv, një C Clas i dyshimtë pranë makinës së viktimës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 11/06/22 |
Opi Nion

Viktimë e një atentati me eksploziv në makinën me të cilën udhëtonte,  Aleksandër Sadikaj, jetonte prej 7 vitesh në Tiranë.

27-vjeçari (në foto) njihej si person me precedentë kriminalë në fushën e fushën e vjedhjes, krimeve ndaj personit dhe narkotikëve.

Ndërsa pritet që policia të zbardhë shkaqet e ngjarjes, nga informacionet paraprake të dala nga kqyrja e kamerave të sigurisë është konstatuar nj Mercedes C Clas si një mjet i dyshimtë, që lëvizte pranë mjetit të viktimës. Gjithashtu po shihen edhe lëvzjet e një motori që konsiderohet i dyshimtë.

Precedentët penalë ndaj Aleksandër Sadikaj:

Më 09 Prill 2011 ai u arrestua në Berat, pasi, së bashku me një person tjetër tentuan të vjedhin në subjektin AlbTelecom-Berat;

Më 30 Prill 2011 u shpall në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim;

Më 31 Maj 2017 u shpall në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”. Më 23 Gusht 2018, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burgim, për këtë vepër;

Më 29 Maj 2017 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.2 Tiranë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”;

Më 09 Korrik 2019 është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë shtetasin A. D., duke i shkaktuar dëmtime serioze në trup. Më datë 30 Korrik 2019, për këtë ngjarje, Gjykata e Sarandës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.

Gjithashtu, për këtë shtetas, disponohen informacione në rrugë operative se kryente veprimtari kriminale edhe në fushën e narkotikëve.

 

Pas