Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati me eksploziv/ Dyshimet e policisë, njëri vëlla biznesmen, tjetri te Patentat

2018/01/07 at 11:22 AM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati me eksploziv/ Dyshimet e policisë, njëri vëlla biznesmen, tjetri te Patentat

Një shpërthim me tritol ndodhi në oborrin e banesës të tre vëllezërve në Shkodër, duke vënë në panik familjet, por edhe fqinjët e tyre.


Ngjarja ndodhi rreth orës 01:40 të së shtunës, në lagjen “Tre Heronjtë”. Pre e këtij sulmi janë bërë vëllezërit Fran, Mark dhe Zef Paja, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme dhe në një oborr të përbashkët.

Nga shpërthimi i fuqishëm nuk ka lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale në makinat që kanë qenë të parkuara në oborrin e banesave.

Njëri prej tyre, Fran Paja, është me detyrë shef i Financës në drejtorinë e Patentave në Shkodër.

Kunata e tij, File Paja, shprehet se ngjarja nuk ka lidhje me pozicionin e punës sepse nuk ka pasur konflikte me ndonjë person. Edhe vetë shtetasi Fran Paja ka deklaruar në Policinë Vendore të Shkodrës se nuk e di arsyen e hedhjes së tritolit në oborrin e banesës së tij për shkak se nuk ka probleme me persona të tjerë dhe ka deklaruar gjithashtu, se nuk ka dyshime se vendosja e tritolit lidhet me punën që bën çdo ditë te Patentat si shef i Financës.

Sipas burimeve, janë rreth 200 gramë tritol i llojit C4 që është vendosur, por sipas ekspertëve, për fatin e mirë të familjes Paja, tritoli nuk ka qenë i puthitur mirë, çka ka minimizuar pasojat.

Mësohet se një nga vëllezërit është pronar i një lokali në Shkodër, çka nuk përjashton dyshimin se shënjestër të ketë qenë ai për shkak të ndonjë konkurrence.

Por nuk përjashtohet as dyshimi për konflikt të ndonjë prej vëllezërve, gjë, e cila tashmë është në hetim.

“Kemi qenë në gjumë të gjithë kur besoj rreth orës 01:40, se nuk e mbaj mend fiks, kur është dëgjuar një shpërthim shumë i fortë. Kemi dëgjuar një përplasje të fortë në xhamat e ndërtesës ku jetojmë. Unë u ngrita menjëherë sepse kam një bombol gazi në banesë dhe fillimisht mendova se mos vallë shpërtheu bombola e gazit. Atëherë, kur pashë se s’kishte lidhje gazi, jam çuar dhe i kam thirrur djalit tim, ku je, ku je. Ai është ngritur menjëherë dhe ka dalë me shumë shpejtësi jashtë për të parë se çfarë ndodhi. Pastaj kam dalë edhe unë. Kur dola jashtë, gjeta xhamat e derës të rënë në tokë, ishin thyer nga shpërthimi. Dolën edhe të gjithë familjet e tjera, që jetojnë në banesat ngjitur me ne, për të parë se çfarë kishte ndodhur. Kur dolëm jashtë, nuk pamë askënd dhe u çuditëm sepse këtu është një lagje e qetë dhe nuk ka probleme.

Më pas erdhi Policia, zjarrfikësit, panë çfarë kishin për të parë dhe bënë veprimet e tyre. Kanë marrë edhe kamerat e sigurisë dhe tani duhet parë nëse do gjendet ndokush.

Nga shpërthimi janë dëmtuar makinat që kishim në oborr. 3 makina janë dëmtuar. Më shumë dëme ka pësuar ajo e Markut, kurse dy të tjerat e dy vëllezërve tjerë, Franit dhe Zefit, më pak. Janë dëmtuar edhe xhamat e banesës. Shpërthimi m’u duk si bombë, thashë, o Zot a thua ka rënë shtëpia brenda, aq shpërthim i fortë ka qenë. Frikë patëm me gjithë atë shpërthim të ndodhur, por tani kaloi”, shprehet File Paja, teksa tregon momentet e tmerrshme të shpërthimit me tritol.

Sipas saj, asnjë prej familjarëve nuk ka konflikte dhe se nuk kanë ndonjë ide se kush mund të jenë autorët. Policia njoftoi se po punon për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe për të vënë përpara përgjegjësisë autorët e ngjarjes.

Pavarësisht se janë sekuestruar kamerat e sigurisë aty afër, gjetja e autorëve mbetet e vështirë për shkak të errësirës në momentin e shpërthimit të tritolit në familjen Paja./ Panorama Senad Nikshiqi

Etiketa: File PajaFran PajaZef Paja


Ju sugjerojmë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Çift i moshuar përfundon në spital, dhëndri i dha valium, më pas i vodhi shtëpinë

22 Nëntor, 2025 1:28 pm
Ilir Meta për “Opinion”: Në burg kam takuar njerëz me më shumë karakter se në “korridoret” e politikës
Kronikë

Kërkoi përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda nga çështja, Gjykata e Lartë rrëzon Metën

22 Nëntor, 2025 10:40 am
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Kronikë

Mashtrim me kriptomonedha/ I morën një shqiptari 10 mijë euro, arrestohen dy kinezët

21 Nëntor, 2025 12:43 pm
Shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, 35 të arrestuar. Hetime edhe në Shqipëri
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti kriminal i artefakteve, 35 të arrestuar. Hetime edhe në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 11:45 am
Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon
Kronikë

Ndihmoi Safet Bajrin të largohej pas vrasjes, Apeli liron nga qelia Eria Agon

20 Nëntor, 2025 2:23 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë
Kronikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, masa arresti dhe për dy funksionarë të tjerë

20 Nëntor, 2025 12:30 pm
Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun
Kronikë

Gjykata e Posaçme pezullon nga detyra Belinda Ballukun

20 Nëntor, 2025 11:24 am
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Para
Mourinjo e akuzoi si shitës ndeshjesh, ja si i përgjigjet Antonio Konte

Mourinjo e akuzoi si shitës ndeshjesh, ja si i përgjigjet Antonio Konte

Arrestohen 11 princër, refuzuan të paguanin energjinë dhe ujin

Arrestohen 11 princër, refuzuan të paguanin energjinë dhe ujin

E rrahën dhe i grabitën Benzin, dyshohet lidhja e vajzës me autorët
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com