Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati me dy të vrarë në Laç, i përfshirë edhe djali i një polici

2020/06/24 at 5:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Publikohet videoja e atentatit në Laç, si u plagos autori kryesor

Pak ditë më parë Laçi u trondit nga një atentat ku mbetën të vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Policia ka kryer disa arrestime, ku mes tyre dhe autori i kryesor i atentatit, Eduart Lamaj.


Mësohet se ky i fundit, e kreu krimin duke i marrë mjetin një mikut të tij, por i hoqi targat për të mos u identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Pas marrjes së informacioneve, policia sekuestroi pasditen e së martës makinën tip Golf 5 e përdorur ditën e vrasjes. Pas ngjarjes, Lamaj i kishte mbivendosur sërish targat, ndërsa mjetin e kishte pakuar në një rrugicë në zonën e “Don Boskos”, në kryeqytet.

Burime pranë grupit hetimor sqaruan për ABC Neës, se makina ishte në pronësi të Shpëtim Bodurit. Ky i fundit u mor në pyetje nga hetuesit, duke deklaruar se mjetin ja kishte lënë në përdorim mikut të tij, Eduartit. Për të zbardhur edhe më shumë rrethanat e kësaj ngjarjeje, blutë e morën Lamajn sërish në pyetje.

30 vjeçari nga Laçi u dha hetuesve emrat e 3 personave të tjerë me të cilët bashkëpunoi në krim. Tashmë, policia ka shpallur në kërkim Ilir Xhepaj, i njohur ndryshe edhe me mbiemrin Likaj 33 vjeç, Elson Alija apo i njohur me identitetin e dytë si Oltion Vlashi 31 vjeç, si dhe Klaudio Perkola, 21 vjeç. Burime të besuara pranë grupit hetimor thanë për ABC News, se Klaudio Perkola është djali i një oficeri në Policinë e Shtetit.

Emër jo pak i njohur për drejtësinë shqiptare është edhe Ilir Xhepaj. Ai rezultonte në kërkim edhe për të tjetër ngjarje. Më 15 Maj të këtij viti, Xhepaj plagosi biznesmenin Zef Marku në Laç, pas një konflikti mes tyre.

Siç shihet edhe në video, Xhepaj, Alija dhe Perkola i kanë dhënë ndihmë Eduard Lamajt teksa ai u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit me Bujar Likën, brenda hotelit në pronësi të Ali Allamanin.

Por për shkak se dëshmia e të arrestuarit Lamaj është e pabesueshme për hetuesit, këta të fundit kanë tentuar ta marrin sërish në pyetje me argumentin për ta bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Por ndërkohë që 30 vjeçari mohon të tregojë porositësit e krimit, apo të pohojë për ngjarje të tjera kriminale që ai ka dijeni, e humb marrjen e këtij statusi. I riu nga Laçi pretendon se nuk i njihte viktimat dhe se sherrin e kishte pasur me pronarin e hotelin për një borxh të pashlyer për çështje droge.

Eduard Lamaj, i njohur ndryshe edhe me emrin Leandro Simoni, u arrestua nga policia, pasi përgjigja e ADN-së së njollës së gjakut në vendngjarje përputhej me të tijat. Bashkë me të policia arrestoi edhe dy mjekët që i mjekuan atij plagën në këmbë, me akuzën e e moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Eduard Lamaj është në kërkim edhe nga policia greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.



Ju sugjerojmë

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
Kryesore

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

2 Korrik, 2026 1:20 pm
Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
Aktualitet

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

2 Korrik, 2026 1:01 pm
Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
Aktualitet

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

2 Korrik, 2026 12:40 pm
Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
Aktualitet

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

2 Korrik, 2026 11:41 am
Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj
Aktualitet

Spray me piper drejt protestuesve, preket edhe Luçiana Kokaj

2 Korrik, 2026 11:02 am
Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend
Kryesore

Jashtë protestojnë qytetarët, PS nis seancën plenare në Kuvend

2 Korrik, 2026 10:53 am
Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur
Aktualitet

Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur

2 Korrik, 2026 10:42 am
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, PD nuk do të marrë pjesë në seancë

2 Korrik, 2026 10:23 am
Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit
Aktualitet

Përplasje mes protestuesve dhe policisë, kaos para Parlamentit

2 Korrik, 2026 10:05 am
Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet

Protestuesit godasin me vezë deputetët, 6 të shoqëruar në polici

2 Korrik, 2026 9:51 am
Para
“Kjo qeveri nuk iu ka mbështetur”, Basha në Vorë: Kur të vijë PD në…

“Kjo qeveri nuk iu ka mbështetur”, Basha në Vorë: Kur të vijë PD në...

Ministria e Brendshme e Kosovë kallëzon penalisht presidentin Thaçi

Thaçi: Konflikti Kosovë-Serbi nuk mbyllet pa përcaktimin e vijës kufitare

Masat anti-covid/ Gjobiten 6 biznese, pezullohet një fasoneri

Masat anti-covid/ Gjobiten 6 biznese, pezullohet një fasoneri
















TE FUNDIT

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…

“Grup mbeturinash sociale”, Balla: Kush ngre dorën kundër policisë, do…
2 Korrik, 2026

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të...

Lexo më shumë

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve

Përplasje para Kuvendit/ Policia hedh gaz lotsjellës dhe ujë drejt protestuesve
2 Korrik, 2026

Sërish tensione dhe përplasje para Kuvendit. Pas hedhjes së sprajit me piper, policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujë me...

Lexo më shumë

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit

Protestuesit godasin me ujë e vezë makinën e Peleshit
2 Korrik, 2026

Është mbyllur seanca plenare e kësaj të enjte, në të cilën PD nuk mori pjesë, e ndërsa mazhoranca kaloi me...

Lexo më shumë

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta

Tensione para Kuvendit, qytetarët kërkojnë largimin e Lapajt nga protesta
2 Korrik, 2026

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu është bashkuar protestuesve para parlamentit, por ka ndeshur në kundërshtimin e tyre....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}