Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka reaguar pas masakrës me 3 viktima që ndodhi një ditë më parë në Shkodër, ku humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati dhe një grua, e cila udhëtonte me motor me të shoqin.
Ministri Hoxha deklaroi se të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve.
Ai deklaroi se shumë shpejt do të ketë rezultat konkret në lidhje me ngjarjen.
“Dje të gjitha forcat e policisë së shtetit kanë shkuar në Shkodër për të bërë të mundur arrestimin e autorëve, Janë atje për të bërë detyrën e tyre. Shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur dje”, tha ministri.