Është liruar nga burgu Kreshnik Tusha. 21-vjeçari u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit ku mbetën të vranë biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.
Vendimi për lirimin e tij e mori Gjykata e Kurbinit, e cila ka ndryshuar masën e sigurisë për të riun, duke vendosur masën “arrest shtëpie”.
Masa e sigurisë për Tushën u ndryshua pas identifikimit dhe prangosjes së dy nga autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.
Të arrestuarit janë Eduart Lamaj, autori kryesor i ngjarjes, Ilir Xhepaj, ndërsa në kërkim janë ende bashkëpuntorët Elson Alija dhe Klaudio Përkola. Ndërkohë, vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e dyfishtë./ Opinion.al