Andrea Billa ose ndryshe i njohur si Agim Meli, sapo ishte kthyer nga Spanja. Meli apo Billa, me dy identitete të ndryshme ishte kthyer në Shqipëri për pushime. Vrasja e tij ndodhi në lagjen “Rilindja” dhe dyshohet se është kryer me armë silenciator.
Ngjarja ka ndodhur në pallatin pas Shërbimeve Shoqërore në qytetin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjithë vendin dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.