Kronikë

Atentati/ Koka: Preng Gjini, dikur pjesë e Gardës dhe Policisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:16 - 15/09/20 |
Opi Nion

Gazetari Spartak Koka ka zbardhur detaje në lidhje me atentatin me eksploziv të ndodhur pasditen e sotmë në Tiranë, ku mbeti i plagosur 51-vjeçar, Preng Gjini. Koka është shprehur në emisionin “Opinion” se Gjini në të shkuarën ka qenë pjesë e Policisë dhe Gardës

 “Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”.

Duke u ndalur tek saga e disa vrasjeve të ndodhura përgjatë viteve të fundit, gazetari saktësoi se ato nuk kanë lidhje me njëra tjetrën. Koka solli në vëmendje vrasjen e Gasper Reçit, një vit më parë në Rrëshen, që dyshohet se është vrarë për një konflikt me familjen e Preng Gjinit dhe vëllai të tij, Armando (Tonin) Gjini, po të ekzekutuar vitin e shkuar.

“Familjarët e Kreshnik Gjinit, të ndjerit i cili është vrarë në vitin 2017 nuk kanë asnjë lidhje familjare. Kreshnik Gjini është nga Rrësheni, ndërsa Preng Gjini nga Malaj e Mirditës, kanë vetëm mbiemrin të përbashkët. Ajo që duhet sqaruar është një moment. Është vrarë Saimir Jaku në 2016-n, Gasper Reçi në 2017-n dhe Kreshnik Gjini në 2017-n. Tre ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Janë fenomene për të cilat është hetuar deri në 2017-n. U mendua se kishte lidhje. Saimir Jaku dhe Kreshnik Gjini janë dajë dhe nip. Gasper Reçi është vrarë për një histori konflikti të dyshuar me familjen e Tonin Gjinit dhe të Preng Gjinit, të cilit iu bë atentat. Po flasim për informacione për të cilat policia sot ka më shumë, sepse para pak minutash edhe Ministri i Brendshëm pranoi se ka dështuar policia në parandalimin e kësaj ngjarjeje dhe në zbulimin e historive.”/ Opinion.al

Pas