Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati i supozuar ndaj Doshit, pas 3 vitesh dosja në Gjykatën e Tiranës

2018/04/14 at 4:24 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Edi Rama: Nuk e kam njohur Tom Doshin për kriminel 

Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politikën vend, por dosja për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin vazhdon të përcillet nga njëra gjykatë në tjetrën.


Pas Odisesë në të gjitha shkallet e gjyqësorit dhe pasi Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën, edhe Gjykata e Lartë ka larë duart nga gjykimi i kësaj çështjeje, duke e përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm në gjykatën e kryeqytetit.

Siç mësohet nga burimet pranë Gjykatës së Tiranës, pas hedhjes së shortit dosja i ka rënë gjyqtarit Bledar Abdullai dhe seanca e parë do të jetë në datën 15 maj. Por çështja Doshi, e cila gjatë hetimeve paraprake detyroi të ngjisnin shkallët e akuzës politikanët më të lartë në vend, u kthye në një loje ping-pongu në gjyqësor.

Kjo gjë ndodhi herë për paqartësi nëse duhej të gjykohej një ish-deputet si Frroku bashkë me një deputet si Doshi dhe herë se gjyqtarët i lexuan ndryshe nga njëri-tjetri ndryshimet ligjore të Reformës në Drejtësi.

Për më shume se 6 muaj dosja qëndroi e pezulluar në Gjykatën e Lartë, në pritje të një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila zgjidhi dilemën nëse duheshin gjykuar në juridiksion fillestar të tre të akuzuarit.

Por kur kur dosja u riçel në Gjykatën e Lartë, dy prej gjyqtarëve dhanë dorëheqjen nga gjykimi duke lënë të paplotësuar trupën. Me rinisjen e procesit u lexuan në Gjykatë emrat e 50 dëshmitarëve mes tyre politikanët më të lartë në vend.

Por ndërsa për disa prej dëshmitarëve dhe njërin prej të dyshuarve, 2017-a ishte vit zgjedhor, për vetë Gjykatën vera 2017-s ishte koha e hyrjes në fuqi të Kodit të Procedures Penale, që solli në vjeshtë shpalljen e moskompetencës. Gjykata e Lartë përdori risinë e re të paketës ku nënvizohet se deputetët do të gjykohen nga Gjykata e re që do të hapet, por që sipas dispozitës kalimtare per momentin i përkasin Krimeve të Rënda.

Por Krimet e Rënda nga ana e tyre e gjetën veten jo kompetente duke ia kaluar sërish Gjykatës së Lartë me argumentin se kjo dosje i takon një gjykate të zakonshme. Nuk dihet nëse Gjykata e Tiranes do t’i japë zgjidhje kësaj dosjeje, në të cilën thuhet se nuk pati asnjë plan për të vrarë Tom Doshin, përveçse një bashkëpunim mes të pandehurve për të krijuar rrethana të rreme.

Top Channel

 

Etiketa: 3 viteatentati i supozuargjykata e tiranestom doshi


Ju sugjerojmë

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta
Kryesore

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta

9 Tetor, 2025 10:18 am
Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
Kronikë

Burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

9 Tetor, 2025 10:00 am
Çfarë dimë për “fazën e parë” të marrëveshjes së paqes në Gaza
Bota

Çfarë dimë për “fazën e parë” të marrëveshjes së paqes në Gaza

9 Tetor, 2025 9:16 am
Esktradohet nga Dubai reperi Cllevio
Kronikë

Esktradohet nga Dubai reperi Cllevio

9 Tetor, 2025 9:13 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit për këtë të enjte

9 Tetor, 2025 8:15 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 9 tetor 2025

9 Tetor, 2025 7:56 am
Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve
-U tha në Opinion

Avokatja e Popullit tregon pse nuk rritet numri i gjyqtarëve

8 Tetor, 2025 11:56 pm
“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste
-U tha në Opinion

“Rrumi” dhe pronat, Hoxha: Burgosi drejtorin e hipotekës sepse s’firmoste

8 Tetor, 2025 11:04 pm
Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut
-U tha në Opinion

Artan Hoxha tregon pse Mond Çekiçi ishte truri i bandës së Shijakut

8 Tetor, 2025 10:41 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD nis mbledhjen e firmave për shkarkimin e Begajt

8 Tetor, 2025 9:36 pm
Para
Zbardhet vendimi i gjykatës suedeze për Majollarin

Zbardhet vendimi i gjykatës suedeze për Majollarin

Kategoria e Parë/ Tirana dhe Bylis nuk falin në shtëpi, Pogradeci surprizon Shkumbinin

Tirana rikthehet në Superiore

4 gabimet fatale që bëri mbrëmë Zidane

Zidane i nervozuar: Po për çfarë vjedhjeje flitet? Penalltia ishte shumë e pastër
















TE FUNDIT

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta

Rama: Shqipëria pëson një sulm kibernetik çdo 3 minuta
9 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e 3-të të Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, që po mbahet në Tiranë, tregoi se Shqipëria...

Lexo më shumë

Burg për Elvis dhe Gjon Shkambin, i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit

Vrasja e gjyqtarit, zbardhet dëshmia e rojës së sigurisë në Gjykatën e Apelit
9 Tetor, 2025

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit...

Lexo më shumë

Shkëmbimi i pengjeve Izrael-Hamas: Kush hyn në listë?

Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
9 Tetor, 2025

Ata kanë mbijetuar më shumë se 730 si pengje të Hamasit në Gaza. Janë bij, vëllezër, baballarë. 25 muaj në...

Lexo më shumë

Çfarë dimë për “fazën e parë” të marrëveshjes së paqes në Gaza

Çfarë dimë për “fazën e parë” të marrëveshjes së paqes në Gaza
9 Tetor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për fazën e parë të një marrëveshjeje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com