Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Atentati / I kujt ishte Audi 50-mijë eurosh që lëvizte ish-shefi i krimit ekonomik

2017/04/25 at 8:08 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Atentati/ Lot, britma dhe dhimbje, tërhiqet trupi i Ervin Dalipajt nga morgu

Gazetari i ‘News24’ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja mbi atentatin e ndodhur sot në autostradën Tiranë­Durrës, ku mbeti i vrarë ish­shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautit. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Artan Hoxha tha se në atentat janë përdorur mbi 50 plumba, ndërsa mjeti drejtohej nga Ervin Dalipaj.


Hoxha sqaroi se Daliaj ishte në kërkim që prej 26 janarit 2016, si i përfshirë në vrasjen e Gazmend Çollakut i cili u gjet i vrarë dhe i lidhur këmbë e duar. Gazetari i “News 24” tha se në natribanin që u gjet i lidhur Gazmend Collaku janë gjetur gjurmë gishtash të cilat dyshohet se janë të Ervin Dalipaj.

“Është ende herët për të folur dhe të mësuar se nga ka ardhur vdekja e tyre. Dyshohet se janë përdorur 50 plumba. Kur ka ndodhur ngjarja ajo që bie në sy është se drejtuesi i mjetit ishte Dalipaj. Ish oficeri i policisë ka qenë në kërkim që prej 29 janarit 2016 për shkak të atentatit që iu bë Gazmend Çollakut, i cili u gjet i lidhur këmbë e duar, pra ishte një ‘vrasje mesazh’. Gjatë hetimit u gjet se natribani me të cilin ishte lidhur Collaku u gjetën gjurmë gishtash. Dyshohet se gjurmët janë edhe të Ervin Dalipajt, sipas Prokurorisë. Nuk dihet ende nëse Dalipaj është pjesë e ngjarjes, pasi ai nuk ka shkuar në gjykatë. Ai mendonte se nuk ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Kemi të bëjmë me një drejtues policie që edhe vetë nuk kishte besim tek drejtësia”­ tha Hoxha.

Ai gjithashtu tha edhe detaje lidhur me automjetin “Audi” që drejtohej nga Dautaj. “Mjeti ka hyrë në korrik 2016 dhe është targuar, pra ka një pronar. Bëhet fjalë për një ‘Audi S8″ prodhim i vitit 2014, që është llogaritet të ketë një vlerë mbi 50 mijë euro. Një detaj interesant është se mjetit i është bërë edhe siguracioni në emër të një shtetasi, për të cilin mund të them vetëm inicialet E.H”, – sqaroi Hoxha. Gazetari i “News 24” tha se distanca mes makinave të viktimave dhe autorëve nuk ka qenë më shumë se 15 metra, ndërsa automjeti i viktimave ka mbetur në autostradë, pasi ka dalë nga rruga dytësore.

“Distanca mes mjeteve nuk është më shumë se 15 metra. Automjeti ka mbetur në autostradë nga rruga dytësore. Autorët kanë qenë të mirëinforomuar për lëvizjet e autorëve. Mjeti që kanë lëvizur viktimat është një mjet i shtrenjtë dhe është në emër të një personi që merret me makina, dhe nuk rezulton në emër të Ervin Dalipaj”­ u shpreh Hoxha. Artan Hoxha thotë se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, pasi ata kanë qenë të mirëinformaur për lëvizjet e autorëve dhe për arritjen e objektivit.

“Synimi i autorëve është gjithmonë tek drejtuesi i mjetit më parë. Por ata kanë zgjedhur një armë të fuqishme si kallashnikovi. Të shtënat kryesisht janë në pjesën e pasme të mjetit. Aksioni është bërë në lëvizje. Dyshohet se në trupin e Ervin Dalipajt janë mbi 20 plagë. Kjo tregon se sa të përgatitur kanë qenë autorët për të arritur objektivin. Kamerat do zbulojnë nëse kemi të bëjmë me dy automjete. Kur është goditur drejtuesi në fillim, mjeti ka rrëshqitur nga rruga dytësore në autostradë. Kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, pasi jo të gjithë janë në gjendje të bëjnë të tilla krime”­ tha Hoxha. Ai gjithashtu vuri në dukje se me rritjen e krizës politike në vend është rritur edhe niveli i kriminalitetit, si atij ordiner, ashtu edhe atij të organizuar.

artan-hoxha-per-baliliun

Artan Hoxha: Autorët të përpiktë, i zunë në befasi

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike me News24, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë­Durrës, pranë mbikalimit të Sukthit, ku mes tyre ish­Shefi i Krimeve në Tiranë, Ervin Dalipaj Hoxha tha se autorët kanë qenë të përpiktë dhe se kanë zbuluar lëvizjet e viktimave.

“Autorët kanë qenë të përpiktë, kanë zbuluar lëvizjet e tyre që kanë qenë në kërkim. Që nga 2016 pas vrasjes së Gamzend Çollakut, ka qenë në kërkim nga policia. Dalipaj është akuzuar si bashkëpunëtor por gjithnjë ka thënë në media se nuk ka lidhje me ngjarjen.Vrasja ka ndodhur në korsinë nga Tirana në Durrës, e kanë goditur kur nuk e prinsin. Policia duhet të bllokojë të gjitha rrugët që lidhin dy qytetet, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Mos zbardhja e çështjes së vitit të 2016, solli këtë ngjarje ditën e sotme. Policia ka bllokuar edhe rrugët dytësore,” tha Hoxha. Ervin Dalipaj dhe Xhino Dautaj u qëlluan për vdekje teksa ecnin me makinë në autostradë nga një tjetër makinë në ecje.

Etiketa: audiervin dalipajMJETIshefi i krimit ekonomik


Ju sugjerojmë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
Kronikë

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

5 Shtator, 2025 8:36 am
Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
Aktualitet

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

5 Shtator, 2025 8:34 am
9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
Aktualitet

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

5 Shtator, 2025 8:31 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

5 Shtator, 2025 8:26 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

5 Shtator, 2025 7:54 am
Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër
Kronikë

Emri/ Vritet me armë zjarri 34-vjeçari në Shkodër

4 Shtator, 2025 11:18 pm
Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re
-U tha në Opinion

Rama zbulon objektivin kryesor të qeverisë së re

4 Shtator, 2025 10:39 pm
Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…
-U tha në Opinion

Ngërç në marrëdhëniet me SHBA? Rama: Asgjë nuk po ndodh…

4 Shtator, 2025 10:35 pm
A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time
-U tha në Opinion

A e ka gati qeverinë e re? Rama:Do reflektojë vullnetin e 11 majit dhe ambicien time

4 Shtator, 2025 10:33 pm
Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia
-U tha në Opinion

Rama: Vitin e ardhshëm plazhi i Ksamilit do të menaxhohet nga bashkia

4 Shtator, 2025 10:23 pm
Para
“Krushqit kanë ngrirë”/ Rama nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

"Krushqit kanë ngrirë"/ Rama nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

Kriza politike, eurodeputetët takim 80 minuta me Bashën

Zbardhet draft-marrëveshja/ Ja çfarë propozojnë dy eurodeputetët për zgjidhjen e krizës

“Krushqit kanë ngrirë”/ Rama nuk pranon kushtin e opozitës, Basha largohet

Pse dështuan negociatat?
















TE FUNDIT

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa

Pjesë e grupit të Çelës e Çapjes, arrestohet në Republikën Domenikane Vilson Pepa
5 Shtator, 2025

Është arrestuar në Republikën Domenikane, shtetasi shqiptar Vilson Pepa, i njohur ndryshe si anëtarë i grupit kriminal që trafikonte drogë...

Lexo më shumë

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt

Shenjtërimi i Nënë Terezës, mesazhi i Ramës dhe Begajt
5 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të...

Lexo më shumë

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës
5 Shtator, 2025

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, figurës së njohur botërisht për përkushtimin e saj ndaj më të varfërve...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
5 Shtator, 2025

Deri në orët e mesditës i gjithë territori shqiptar pritet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com