Politikë

Atentatet e bujshme/ Deputeti i PD: Ky vend s’është Palermo e dekadës së frikshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 23/07/22 |
Opi Nion

Deputeti i PD-së,  Dashnor Sula ka reaguar lidhur me dy atentatet me katër viktima të ndodhura brenda kësaj jave në vendin tonë.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Sula shkruan se vendi i i shqiponjave është shndërruar në vendin e kallashnikovit.

Ai thekson se Shqipëria nuk është Palermo e dekadës së frikshme, por një shtet që çeli negociatat me BE. Më tek, deputeti thekson se nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, teksa i bën thirrje kryeministrit të marrë masa.

POSTIMI I PLOTË

🔴Vendi i shqiponjave fatkeqësisht është shndërruar në vendin e kallashnikovit.

Lipset një aleancë e gjerë me qytetarët e për qytetaret ku institucionet të vendosen para përgjegjësisë për të bërë detyrën e tyre. Ky vend nuk është Palermo e dekadës së frikshme, por një shtet që çeli negociatat. Nuk mund të kemi një vend europian me siguri primitive, por një vend që të jep paqe.

Mjafton të shikosh kronikat e lajmeve për të kuptuar se përveç eksodit dhe pandemisë, shqiptarët po i asimilon mungesa e sigurisë në vend.

I bëj thirrje kryeministrit Edi Rama, si politikan, si qytetar dhe si prind, që të marrë masat e duhura për të vendosur në shinat e demokracisë sigurinë e vendit.

Nuk ka pushim me rrugë të përgjakura dhe vatra të përgjakura!

 

 

Pas