Një atentat në pritë ka ndodhur në qytetin e Lezhës. Persona të armatosur të hipur në një makinë në lëvizje kanë qëlluar drejt një makine tjetër po në lëvizje. Makina që u bre e atentatit po lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës.
Policia nuk ka bërë ende të ditur identitetin e personave të cilët u bënë pre e atentatit. Deri më tani nuk ka informacion për persona të lënduar nga kjo ngjarjes, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së atentatit.
“Sot, rreth orës 09:50, në autostradën Lezhë – Milot, pranë fshatit Tresh është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ku udhetonin 2 shtetas, nga persona të paidentifikuar nga një mjet tjeter. Nuk ka asnjë person te lenduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor e është në vendngjarje dhe forcat policore po kryejnë të gjitha veprimet për zbardhjen rrethanave dhe ndalimin e autorëve. Janë shoqëruar disa persona, dëshmitarë okularë, ndersa po kontrollohen kamerat prane vendngjarjes si dhe janë ngritur pika kontrolli.”, njofton Policia. Dl/ Opinion.al