Një makinë goditi këmbësorët në Flinders Street, qendrën e dytë më të madhe të Melburnit në Australi. Raportohen 19 persona të plagosur deri më tani.
Policia e Viktorias tha se kishin arrestuar shoferin e automjetit pasi u përplas me “një numër të madh këmbësorësh”. Një person i dytë u arrestua në lidhje me atentatin, tha policia.
Flinders Street është një nga rrugët më të populluara të Melburnit, që kalon midis një stacioni të madh treni dhe qendrës së qytetit. Ajo ishte e mbushur me njerëz që blinin për festën e Krishtlindjeve.
Imazhet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë skenën horror me njerëz të shtrirë në tokë. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë me dëmtime serioze në kokë.
/Opinion.al