Kronikë

Atentat në Fushë Krujë, plagoset me armë zjarri Marklen Haka



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:13 - 08/06/22 |
Opi Nion

Një atentat me armë zjarri është regjistruar në Fushë-Krujë, ku ka mbetur i plagosur Marklen Haka.

Ky i fundit është i njohur si anëtar i bandës së Niklës, ndërsa i janë bërë disa atentat më parë.

Marklen Hakaj i shpëtoi një atentati në shtator të vitit 2019, në Fushë-Krujë.

I dyshuar si anëtar i “Bandës së Niklës”, Haka u qëllua me breshëri plumbash pranë banesës së tij në fshatin Zezë të rrethit Krujë, ku edhe pse vetë i shpëtoi plagëve të rënda, plumbave nuk mundi t’i shpëtonte halla e tij Shpresa Basha.

Emisioni Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka sjellë dëshmitë e tij dhe të miqve për natën e ngjarjes.

Përveç krimit, ajo që tronditi opinionin publik ishte mënyra se si një togë pushkatimi mundi të futej mbrëmjen e 21 shtatorit 2019 në Nikël.

Nga ku për të kuptuar në fakt se sa e vështirë ishte të futeshe në këtë zonë, mjafton të shikojmë përshkrimin që raporti policor i bën banesës së Marklen Hakës për të kuptuar masat me të cilat ruheshin bosët e krimit në zonë.

Por edhe sesi grupi kriminal me 6 anëtarë kishte mundur të futej në këtë fshat.

Raporti policor
“Më datë 21 shtator 2019, është njoftuar salla operative se në fshatin Zezë, Nikël, janë plagosur Marklen Haka dhe halla e tij Shpresa Basha, e cila më vonë nga plagët e marra ka gjetur vdekjen në spital. Banesa e Marklen Hakës është një banesë dykatëshe, e rrethuar me mure dhe me portë metalike dy kanatëshe, ndërsa ajo njëkanatëshe ndodhet në drejtim të krahut jugor. Në sheshin përpara portës, që të nxjerr në rrugën e asfaltuar që lidh fshatin Nikël me lagjen Zezë, gjithashtu dhe një shesh që ndodhet në anën perëndimore të asfaltit janë gjetur gjithsej 85 gëzhoja model 56 kalibri 7.62 mm.”

Pas