Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, ndërsa makina ndaj së cilës është qëlluar me armë është e tipit BMW, targat e së cilës rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.