Kronikë

Atentat në Elbasan, ekzekutohet vëllai i Talo Çelës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:45 - 17/09/20 |
Opi Nion

Shqipëria është tronditur nga një tjetër ngjarje e rëndë mëngjesin e sotëm. Një 50-vjeçar i identifikuar si Bujar Çela është ekzekutuar me armë zjarri nga persona të maskuar në Bradashesh të Elbasanit.

Sipas të dhënave, Çela është qëlluar me pistoletë kur ka zbritur nga automjeti dhe po hynte në një lokal në të djathtë të hyrjes në rrugën e Peqinit.

Mësohet se autorët e kishin ndjekur 50- vjeçarin dhe janë larguar vetëm pasi janë siguruar se ai kishte vdekur. Ndërkohë Policia ka marrë pamjet filmike nga bizneset e zonës teksa janë ngritur disa pika kontrolli.

Bujar Çela rezulton se nuk ka precedent penal, por ai është vëllai i një personazhi të famshëm të botës së krimit në Elbasan, Talo Çelës, një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Ai u shpall në kërkim për grabitjen e Rinasit në prill të 2019, teksa më pas dyshohet se ishte i përfshirë edhe në vrasjen e vëllezërve Haxhiaj në Durrës, që dyshohet se është ngjarje seri pas grabitjes së 4.6 milionë eurove në aeroport.

Sipas informacioneve, prej kohësh grupi kriminal i Rinasit është në kërkim të parave që grabitën në 2019, dhe për këtë kanë filluar përplasjet, ku Talo Çela u kishte lënë për t’i ruajtur vëllezërve Viktor e Besmir Haxhiaj një sasi parash, dhe këta të fundit nuk ja kishin kthyer.

Tashmë Talo Çela është dhe subjekt i OFL, teksa ngjarjet ku ka qenë i implikuar dyshohet se kanë çuar në vrasjen e të vëllai, Bujar Çela, një taksist pa licencë për hakmarrje./ Opinion.al

Pas