Kronikë

Atentat ndaj 30-vjeçarit, çfarë ndodhi në Shkodër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:59 - 29/06/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti, në fshatin Vukatane, i cili drejtohej nga Fatjon Harusha 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç.

Sipas të dhënave, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë, policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Po ashtu, janë shoqëruar disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen.  Shkodra është tronditur nga breshëria e plumbave dy herë brenda pak ditëve. Ditën e shtunë u qëllua me armë në drejtim të një makine, por nuk u raportua për personat plagosur.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. / Opinion.al

Pas