Një automjet është hedhur në erë pasditen e sotme në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në lagjen “Taulantia” të qytetit bregdetar, ku një automjet tip “Land Rover” është përfshirë nga flakët. Sipas policisë, mjetit i është vendosur një sasi e vogël tritoli. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi nuk gjendej aty. Ende nuk dihen arsyet e këtij shpërthimi, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet.