Një atentat me eksploziv ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.
Paraprakisht bëhet e ditur se një person ka mbetur i plagosur. Deri më tani raportohet se ka mbetur i plagosur shtetasi Indrit Sadedini, 33 vjeç.
Në vendin e ngjarjes shkuan forca të policisë dhe ambulanca e cila ka transportua në drejtim të spitalit të plagosurin.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Opinion.al