10 policë kenianë kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë u plagosën, pasi makina me të cilën udhëtonin, kaloi mbi një bombë të vendosur në një rrugë pranë kufirit me Somalinë.
Sipas autoriteteve deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër këtë atentat, por dyshimet janë se lënda plasës është vendosur nga militantët e Al Shabab.
Ndërkohë, policia konfirmon sulmin dhe bën me dije se ka nisur një hetim për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë./ Opinion.al E.Xh.