Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte në qytetin e Bulqizës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen e re të këtij qyteti, ku një automjet është qëlluar me breshëri plumbash.
Sipas të dhënave, makina drejtohej nga shtetasi me inicialet E.T., i cili fatmirësisht nuk është lënduar nga plumbat.
Policia ka nisur hetimet dhe ka rrethuar zonën, ndërsa po merret në pyetje dhe shënjestra e këtij atentati për dyshime apo konflikte të mëparshme./ Opinion.al