Milan është mundur me rezultatin e thellë 5-0 nga Atalanta, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Serie-A.
Atalanta dominoi totalisht takimin, ndërsa kuqezinjtë për asnjë moment nuk mundën të vinin në vështirësi portierin kundërshtar, duke u treguar të pafuqishëm në të gjitha drejtimet.
Gomez, kapiteni i vendasve, ishte i pari që mposhti Donnarumma-n, me një gol të bukur të shënuar që në minutën e 10. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Atalanta-s. Në 45 minutat e dyta pritej reagimi i Milanit, por vendasit as që e çuan ndërmend një gjë të tillë, duke e mposhtur portierin e kuqezinjve edhe 4 herë të tjera.
Një humbje turpëruese për Milanin, e cila tregon më së miri situatën në kampin kuqezi. Në anën tjetër, Atalanta, pasi kaloi grupet në Champions, është duke bërë një paraqitje mjaft të mirë edhe në Serie A./ Opinion.al