Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të premte në Karbunarë të Madhe të Lushnjes.
Mësohet se viktima është Edi Llupo.
Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e atakut kardiak, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë makina ka goditur një shtyllë elektrike.
“Rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike. 48-vjeçari ka humbur jetën“, tha policia e Lushnjes.
Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al