Politikë

“Ata që mund t’ju pengojnë për t’u futur në selinë e PD janë gardistë të selisë”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:56 - 04/01/22 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me situatën brenda PD, pas përplasjeve Basha-Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, gazetari ka shpjeguar mënyrën se si mbrohet ligjerisht Basha nga Garda e Republikës.

Por, më tej Hoxha sqaron se garda mbron vetëm Bashën fizikisht dhe nuk mund të ndalojë demokratët që duan të shkojnë në ditët në vijim në selinë e PD.

Sipas gazetarit, nëse demokratët ndalohen të shkojnë në seli, kjo gjë nuk do të bëhet nga ana e Gardës së Republikës, por nga persona që janë thirr privatisht.

Reagimi i Artan Hoxhës

Per demokratet qe duan te shkojne te selia e PD-se neser ose ne ditet ne vijim… Nese u pengon kush, nuk jane Garda e Republikes, jane “gardiste” te selise… Kryetarit ne detyre te PD-se, Lulzim Basha, Garda e Republikes, i ka vendosur 2 truproja, aq sa mbante dhe Rama kur ishte kreu i PS ne opozite, ose sa mban sot dhe kryetari i bashkise se Tiranes. Por per shkak te ngjarjes se 13 dhjetorit 2021, kur Berisha dhe nje grup mbeshtetesish te tij hyne brenda ne seline e PD, shoqeruesi kryesor i Bashes, i ka bere nje raport Gardes.  Ne kete raport i behet e ditur Gardes se Republikes, se ka informacion per kercenim fizik te Bashes dhe se dy truprojat e tij nuk e perballojne dot situaten.  Ne keto kushte, Garda e Republikes i ka vendosur zotit Basha dhe 2 shoqerues shtese.  Pra sot, Basha ka 4 shoqerues te Gardes, por jo mjet shoqerimi nga Garda.  Efektivat e Gardes, kane detyre te mbrojne fizikisht vetem Bashen, jo te mbrojne seline e PD-se nga militantet. Keshtu qe çdo demokrat, qe kerkon te futet ne seline e PD, te hy qetesisht sepse 4 oficeret e Gardes, nuk kane detyre te pengojne askend… Nese dikush i pengon te futen ne seli, ata nuk jane punonjes te Gardes se Republikes, por truproja civile, qe jane thirrur nga jashte apo brenda vendit privatisht./ Opinion.al

Pas