Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ata nuk janë njerëzit e Shullazit në media

2016/04/20 at 4:13 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ata nuk janë njerëzit e Shullazit në media

 Nga EDI LESI


Një kob i zi ka mbërthyer rilindjen, çka vihet re në rrathët edhe më të rënduar të Edi Ramës poshtë syve, dallohet një si gjendje mortore në ministra e drejtues. Një pezëm i madh, sikur kanë humbur një njeri të afërt, që pas arrestimit të Emiljano Shullazit. E pritshme deri diku, kur dihet botërisht lidhja e fortë mes tyre, çka prej tri vitesh, as Tahiri, as Rama nuk e përgënjeshtruan një ditë të vetme.

Partia Demokratike ka denoncuar të paktën një herë në javë këtë altar mes Shullazit, Ramës e Tahirit, dhe as Rama e Tahiri, aq më pak Shullazi, nuk kanë bërë një gjysmë deklarate për ta hedhur poshtë. Aq e fortë dashuria, përtej çdo lidhjeje që koha konsumon, çka të bën të dyshosh për ndonjë trini sekrete, me kode të fshehta, e pamundur për t’i dekriptuar, shkurt të pathyeshëm. Zezona qeveritare e ka pra një shpjegim. U fut SHBA në mes, erdhi goditja nga prokuroria, jashtë sinorit të tyre, atëherë kur më pak e prisnin.

E pabesueshme, që nuk ta rrok dot mendja e logjika, është një kor zërash mjaft të njohur të medias, personalitete të spikatura që ngjajnë jo vetëm të patronditur nga seriali i gjobëvënies e krimeve monstruoze, por po aq të pashqetësuar edhe për atë që ishte sak e fundbotshme; kërcënimi prej Shullazit i kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës.

Njëri syresh thotë: Do kisha dalë dorë për dore në rrugë me Shullazin. Tjetri e ka temën e tij të preferuar, shpall se s’ka prova, dhe e gjen si konspiracion kundër tij. Pra na e nxjerr të persekutuar. Një i tretë e rrumbullakos të tërën, duke e konsideruar gjobëvënësin njeri të të gjithëve, gjithë duke hequr me një dorë një kuintal me mëkate e krime. Mjerim i madh intelektual, një befasi e frikshme.

Për ngjarje disa herë më të vogla, ky soj ka ngritur zërin në qiell e ka ndezur altoparlantët e opinionit publik. Shpesh kanë frymëzuar me qëndrime të forta. Po dhe peticione kanë firmosur kur e kur, me emrat e tyre shënuar përfund. Shullazi i nxori paksa zbuluar. Zgjedhje e rëndë duket të dalësh dorë për dore me të. Guxim kërkon ta paralajmërosh se s’ka prova. Dhe bishtnim, erdha sa me la gojën, kur i fut të gjithë në një thes. Është fakt se Shullazi ka pasur dy kohë.

Në 8 vite nuk ka qenë aq i lumtur, pasi është arrestuar dhe ka vuajtur edhe dënim në atë periudhë. Është fakt, se në kohën e dytë, pas 2013­ s, ai ka ngritur atë që njihet si perandori. Gjobat e mëdha, lirinë për të hyrë e dalë në zyra, marrje pasurie, përkrahje shtetërore, deri në eskortë të specializuar. Mosdallimi i kësaj diference, barazimi i këtyre botëve nuk është gjetje e një gazetari të njohur, e një burri të mençur, nuk është hiç një epifani intelektuale. Krim mediatik, ja çfarë është.

Sigurisht këta nuk janë njerëzit e Shullazit në media. Atij i kanë mjaftuar njerëzit që ka në qeveri. Njerëz si këta që ruajnë veneracionin dhe vuajnë për arrestimin e tij, njerëz që nuk guxojnë t’ia përmendin emrin, njerëz që nuk gjetën një dakikë të vetme për të dënuar kërcënimin e kandidatit për rektor. Si kjo Lindita e Arsimit, e cila ka zënë merak për ekranet e shfaqet në mijëra raste të panevojshme, por nuk gjen dy fjalë kur kanoset me jetë kandidati në garën më të rëndësishme akademike në vend. Pra Shullazi ka boll njerëz në qeveri. Nuk ka pse të ketë edhe në media. Mos na bëni të besojmë të kundërtën.

/Panorama



Ju sugjerojmë

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Para
Foto/ Rihanna i heq të gjitha në klipin e ri

Foto/ Rihanna i heq të gjitha në klipin e ri

Foto/ Zbardhet vrasja në dyqan, gruaja u mbyt me duar nga burri

Bashkëshorti mohon vrasjen: Nuk di ca i ndodhi gruas, u mbyt vetë...

Enigma, një burrë gjendet i vdekur në makinë

Enigma, një burrë gjendet i vdekur në makinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
8 Qershor, 2025

Ditën e Dielë moti parashikohet i qëndrueshëm, orë të plota me diell, pa përjashtaur vranësira të pakta kalimtare nga orët...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Qershor, 2025

Dashi Kjo ditë e parë e shtatorit mund t’iu gjejë disi të tensionuar. Do të ndiheni disi konfuz, sidomos në...

Lexo më shumë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com