Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranës nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë”. Bëhet fjalë për Një 58-vjeçar dhe djalin e tij, të cilët në bashkëpunim kanë rrëmbyer një 24-vjeçar, dhe më pas e kanë dhunuar atë për shkak të një borxhi që i riu u kishte.
Në pranga kanë rënë Pal Maletaj, 58 vjeç, banues në Tiranë, dhe Fatjon Maletaj, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi u bë pasi dyshohet se në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë shtetasin T.S., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.
Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.