Grupi i demokratëve kundër Lulzim Bashës të cilët kanë nisur një lëvizje të re brenda PD kanë vijuar takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës. Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode, Astrit Patozi. Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi tha se nga Korca shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.
“Nëse nisma jonë do kishte një emër që do i vendosnim nismës tonë do ishte Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Ne jemi të gjithë bashkë dhe kjo është PD që nuk pranon mosmbajtejen e përgjegjësisë dhe mospasjen e një gare të dretjë. Ne jemi etiketuar si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por ne jemi kundërshtarët e PS, pasi Lulzim Basha është njëri prej nesh dhe jemi gati të punojmë edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekur”- tha ai.