Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Astrit Patozi dorëhiqet nga drejtimi i partisë Bindja Demokratike

2021/05/02 at 12:56 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Astrit Patozi dorëhiqet nga drejtimi i partisë Bindja Demokratike

Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë “Bindja Demokratike”.

Në një postim në rrjetet sociale teksa falenderon kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Patozi shkruan se ka vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqet nga drejtimi i partisë.

Ai shprehet se dorëheqja është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi një dorëzim, ndërsa vijon të thotë se i uron fat dhe suksese Bindjes Demokratike në sfidat e radhës.

Ky vendim i Patozit vjen pasi partia që ai drejton nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

Postimi i plotë

MARR PËRGJEGJËSINË DHE DORËHIQEM NGA DREJTIMI I BINDJES DEMOKRATIKE

Duke falenderuar edhe një herë kandidatët, mbështetësit dhe të gjithë votuesit e Bindjes Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, kam vendosur të marrë të gjitha përgjegjësitë për mosarritjen e objektivave tona elektorale dhe të dorëhiqem nga drejtimi i partisë.

Fakti që ne bëmë një betejë dinjitoze dhe qytetare, në mesin e një polarizimi ekstrem, që erdhi nga egërsia dhe ashpërsia e forcave kryesore politike, nuk mund të shërbejë në asnjë rast si justifikim për askënd prej nesh, por sidomos për mua që udhëhoqa fushatën. E kemi ditur që në fillim se në kohë lufte njerëzit nuk kanë mundësi të dëgjojnë muzikë, por nuk kemi ndërmend të fshihemi prapa rrethanave të vështira dhe të pazakonta.

Që nga dita e parë e krijimit të partisë, por sidomos gjatë kësaj fushate, pata fatin dhe privilegjin të njoh dhe bashkëpunoj me njerëz të shkëlqyer, politikanë me  eksperiencë apo edhe të rinj të supermotivuar, të cilët më kanë mbushur me besim se ky është një investim, që nuk do të tretet. Unë i inkurajoj ata të gjithë që ta vazhdojnë edhe më të vendosur këtë rrugëtim politik, i cili ka në epiqendër respektin për disa vlera dhe parime të qenësishme si dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit dhe interesit publik.

Nuk mendoj se është koha për t’u dekurajuar, sepse ne i kemi ditur dhe marrë parasysh vështirësitë që në nisje të këtij projekti politik. Askush prej nesh nuk kishte keqkuptimin se rezultati do të arrihej me një të rënë të sopatës dhe asnjëherë nuk e kishim menduar se Bindja Demokratike ishte projektuar për vetëm një palë zgjedhje. Ndryshe, do të kishte qenë e pandershme dhe e padenjë për të gjithë ata shqiptarë, që e mbështetën dhe i besuan asaj.

Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por kurrërrësesi dorëzim. E kemi shpallur që në ditën e parë të themelimit se Bindja Demokratike nuk është një njeri, as një grup personash, e aq më pak pronë apo ndërmarrje biznesi e dikujt. Ajo është një ide e bukur për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të Shqipërisë, pasi ne mendojmë se ajo keqqeveriset për shkak të një sistemi të kapur, që ka mbyllur të gjitha shtigjet e konkurrencës së lirë.

Ndaj unë do të vijoj të mbetem një mbështetës i palodhur i kësaj ideje, si njeri politik dhe qytetar i angazhuar, sepse jam i bindur që është e vetmja rrugë për të pasur një atdhe më të drejtë, më pak të korruptuar, më të jetueshëm, dhe me një qeveri që shërben dhe nuk sundon.

I uroj fat dhe sukses Bindjes Demokratike në sfidat e radhës, si një projekt serioz që, sipas meje, ka për qëllim ndryshimin strukturor të politikëbërjes në këtë vend, i cili ka qenë që në fillim dhe duhet të vijojë mbetet sërish në dispozicion të ripërtëritjes të së djathtës dhe të opozitës në Shqipëri./Opinion.al

Etiketa: astrit patoziBindja Demokratikedorehiqet

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

3 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
-U tha në Opinion

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

3 Dhjetor, 2025 10:41 pm
Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
Kronikë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

3 Dhjetor, 2025 9:12 pm
Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
Bota

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

3 Dhjetor, 2025 7:59 pm
Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet
Kryesore

Salianji nga Durrësi: Ndryshimi nis nga kjo sallë, PD duhet të përgatitet

3 Dhjetor, 2025 7:11 pm
Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara
Kryesore

Alimehmeti takim me demokratët në Durrës: Brenda PD nuk ka mendime të gabuara

3 Dhjetor, 2025 7:09 pm
Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje
Sport

Peshëngritje/ Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, rekord të ri në shkëputje

3 Dhjetor, 2025 6:56 pm
Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD
Kryesore

Takimi në Durrës me demokratët, Salianji: Qëllimi është ringritja dhe zgjimi i PD

3 Dhjetor, 2025 6:44 pm
Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike
Bota

Gjermania vë në funksion mburojën kundër raketave balistike

3 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës
Kryesore

Salianji e Alimehmeti zhvillojnë takim me strukturat e PD në Durrës

3 Dhjetor, 2025 6:34 pm
Para
Video/ Rama ironizon Lelin: Të presësh të vdekurin e Bashkisë…

Video/ Rama ironizon Lelin: Të presësh të vdekurin e Bashkisë...

Çun Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Dy lule te varri nuk t’i solla dot

Çun Lajçi përkujton vajzën e ndjerë: Dy lule te varri nuk t’i solla dot

India shënon 3.689 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, situata kritike

India shënon 3.689 viktima nga COVID në 24 orët e fundit, situata kritike

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…

Avokati i Popullit/ PD tërhoqi firmat nga kandidatët, Balla: S’ka minuta shtesë…
3 Dhjetor, 2025

PD dhe PS ende nuk kanë arritur një konsensus politik për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ndërsa situata po “nxehet”...

Lexo më shumë

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…

Balla flet për Ballukun dhe “mbron” Berishën: Atij iu kufizua liria, koleges sime…
3 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka folur në lidhje me ankimin që ka bërë...

Lexo më shumë

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan

Publikohet videoja e vrasjes së biznesmenit në Elbasan
3 Dhjetor, 2025

Opinion.al ka siguruar videon e vrasjes së biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan. Në këtë video, shihet autori i cili shkon...

Lexo më shumë

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit

Nga kulla e fildishtë te ndalimi nga policia, zbehja dramatike e Mogherinit
3 Dhjetor, 2025

Ajo i la luftimet trup më trup në vijën e parë të politikës së BE-së, për kullat e sigurta prej fildishi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com