Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asociacioni i Komunave Serbe, Berisha:Vuçiç kërkon shtrirjen e shtetit serb në Kosovë

2023/03/01 at 12:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
– Berisha: Çdo ndërtim pa leje paguan te policia gjobën deri në 200 mijë euro

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar takimin e mbajtur disa ditë më parë në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se në dallim nga takimet e tjera në përfundim të këtij të fundit, pati vetëm akuza soft, të buta midis palëve, edhe pse shton se marrëveshja për të cilën të dy palët kanë deklaruar se e pranojnë nuk u firmos.

Më tej, Berisha thotë se marrëveshja Kosovë- Serbi është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin tonë.

Po ashtu ai ka folur edhe për asocacionin e komunave serbe në Kosovë, për të cilin ka akuzuar Vuçiç se kërkon një asocacion që garanton shtrirjen e shtetit serb në Kosovë.

Postimi i plotë

Takimi i Brukselit përfundoi me/pa sukses?!

Miq, takimi i shumë pritur i datës 27 shkurt 2023 në Bruksel për firmosjen e Marrëveshjes franko-gjermane, marrëveshje bazë e BE për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë përfundoi me/pa sukses apo gota gjysëm bosh/plot. Në fakt marrëveshja për të cilën të dy palët kanë deklaruar se e pranojnë nuk u firmos.

Por në dallim nga takimet e tjera në përfundim të këtij të fundit, pati vetëm akuza soft, të buta midis palëve. Pra pas takimit tonet ishin të qeta të përmbajtura dhe kjo ishte pozitive.

Kryeministri Kurti pas takimit deklaroi se të dy palët u pajtuan me përmbajtjen e dokumentit të marrëveshjes dhe se ai ishte gati të firmoste marrëveshjen apo planin franko-gjerman por presidenti Vuçiç nuk pranoi të firmosë.

Kurse presidenti Vuçiç deklaroi se Kryeministri Kurti nuk pranoi të flitet për asocacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

U njoftua gjithashtu se takimi tjetër do mbahet në Bruksel gjysmën e dytë të marsit.

Marrëveshja Kosovë- Serbi është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin tonë. Kjo marrëveshje nuk jep zgjidhje përfundimtare të problemeve midis dy vendeve të pavarura fqinje, por zbatimi i saj e bënë atë marrëveshje ëin-ëin per palët domethënë vërtet të dobishme për Kosovën, Serbinë por dhe rajonin.

Për këtë arsye me qëllim që takimi tjetër të mos ketë të njëjtin rezultat si ky i datës 27 shkurt, mendoj se do të duhet të punohet për zhdukjen e pengesave ekzistuese për firmosjen e kësaj marrëveshje dhe aneksit të saj.

Nga qëndrimi dhe deklaratat e palës serbe del se mospranimi i kryeministrit Kurti të diskutojë për Asocacionin ishte pengesë për të firmosur marrëveshjen nga ana e tyre. Dhe kjo në pamje të parë kalon përgjegjësinë te autoritetet e Kosovës.

Në bindjen time asnjë vend i lirë nuk mund të ndalojë krijimin e asocacioneve të qytetarëve pavarësisht nga bindjet politike, besimet fetare, përkatësia rracore dhe ajo etnike e tyre me kushtin e vetëm që ato të ngrihen në përputhje me kushtetutën e vendit. Në një vend të lirë kjo e drejtë është e pamohueshme.

SHBA në menyrë të përsëritur janë shprehur për Asocacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet të angazhohet për një detyrim të tillë.

Por e vërteta është se Beogradi nuk pretendon dhe nuk do pranonte nje asocacion brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Nuk duhet të kemi iluzione, presidenti serbomadh Aleksandër Vuçiç kërkon një asocacion etnonacionalist supra-kushtetues që de facto dhe de jure garanton shtrirjen e shtetit serb në Kosovë, shtrirjen e serbomadhisë në rajon. Një asocacion i tillë që do të mishëronte frymën e preambulës aneksioniste të kushtetutës serbe, preabmulë që qëndron si shpata e Demokleut edhe mbi këtë marrëveshje është i papranueshëm dhe i rrezikshem jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin. Cilido që mund të mbrojë apo mbështes një asocacion të tillë nuk duhet të harrojë se baruti i fuçisë në rajon është ultranacionalizmi serb dhe se minoriteti serb në Kosovë gëzon të drejta politike më të mëdha se sa çdo minoritet tjetër në Europë. Aq më tepër duhet mbajtur parasysh se në çdo vend të rajonit tonë gjenden komuna me shumicë të etnive që janë pakicë në këto vende dhe kjo ide sherrmbjellëse hap kështu kutinë e pandorës, domethënë një proces të pandalshëm me pasoja të paparashikueshme.

Si përfundim marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk mbahet dhe nuk mund të mbahet peng nga autoritet e Kosovës të cilat duhet të pranojnë asocacione që respektojnë plotësisht normat e kushtetutës vërtet të mirë të Kosovës të hartuar nga komuniteti ndërkombëtar që garanton plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe pakicave në këtë vend. Por firmosja e marrëveshjes nuk mund të arrihet duke aplikuar presione bazuar në parimin e locus minoris resistentiae ndaj Kosovës që kjo e fundit të shkelmojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese te saj.

Marrëveshja franko-gjermane në të vërtetë po mbahet dhe druaj shumë se do të mbahet peng nga Serbia e cila jo vetëm nuk pranoi në marrëveshje njohjen e Kosovës as dhe heqjen e preambulës aneksioniste nga kushtetuta e saj, por kërkon t’i imponojë Kosovës një asocacion supra-Kushtetues etnonacional të komunave me shumicë serbe në këtë vend i cili do të ishte një kërcenim serioz per stabilitetin e Kosovës, rajonit dhe shpërblim i rrezikshëm për ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dorë nga Beogradi nga kërkesa për një asocacion mbikushtetues në Kosovë është rruga e vetme për të arritur firmosjen dhe jetësimin e planit franko- gjerman i cili duket se gëzon mbështetje të plotë nga të dy vendet si nje marrëveshje ëin-ëin dhe qe mbeshtet nga BE, SHBA dhe rajoni.

 

Etiketa: Asociacioni i komunave serbeberishakosoveserbi


Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
11 dronë rusë rrëzohen në Ukrainë: Rusia ka mbaruar stokun e armëve

11 dronë rusë rrëzohen në Ukrainë: Rusia ka mbaruar stokun e armëve

Goditet banda e drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, shumica shqiptarë

Goditet banda e drogës në Spanjë, 20 të arrestuar, shumica shqiptarë

Rritet paga minimale, Ibrahimaj: S’ka lidhje me zgjedhjet, kemi pagën më të ulët në rajon

Rritet paga minimale, Ibrahimaj: S'ka lidhje me zgjedhjet, kemi pagën më të ulët në rajon
















TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com