Këngëtari nga Lipjani i Kosovës Muhamet Bajrami – Meti ka arritur me hapa të shpejtë të jetë pjesë e shoë bizi shqiptar. Meti pas 3 videoklipeve të krijuara vetë : “Ah dashnia”, “Po shkrihem për ty” “Zani yt”, së fundmi ka bërë një duet me këngëtaren e mirënjohur shqiptare Anjeza Branka të titulluar “Asnjo” i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. Videoklip i cili është lançuar një muaj më parë. Xhirimet e klipit janë bërë në Shqipëri ndërkohë që pritet që Meti të publikojë javën e ardhshme këngën e tij të re, shumë ritmike verore.