12 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga ana tjetër bëhet me dije se nuk është regjistruar asnjë viktimë. Ndërkohë që mësohet se 13 persona janë shëruar nga ky virus. Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 133.
NJOFTIMI I MSH-SË:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës.
Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.898 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457.
Në total numri i rasteve aktive është 133.