Kosovës të enjten i janë shtuar 77 raste të reja me koronavirus, pas 649 testeve të kryera.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të enjten janë regjistruar edhe 59 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 1,333.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,502 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 650 pacientë kanë vdekur./ Opinion.al