Vetëm 25 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Në njoftimin zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës bëhet e ditur se janë kryer gjithsej 1 801 testime, nga të cilat 25 rezultuan pozitivë.
Gjithashtu bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa 9 persona janë shëruar. Në Kosovë vijojnë të jenë aktiv me koronavirus edhe 447 persona.
Që nga muaji mars i vitit 2020, e kanë humbur betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 2 976 persona.
Shërbimi Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi se në spitale dhe klinika po trajtohen 69 pacientë, nga të cilët 32 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rëndë shëndetësore./Opinion.al