Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 18 qytetarë të infektuar me koronavirus ndërsa për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të vdekur.
Sipas njoftimit zyrtar të autoriteteve janë shpallur si të shëruar 239 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të virusit në 103.382 persona.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës./Opinion.al