Kosova vazhdon të mbetet një nga dy vendet e vetme në Ballkanin Perëndimor që nuk kanë ende raste të regjistruara me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se në Kosovë janë testuar 93 raste, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.
“Deri më tani në Kosovë janë testuar 93 raste dhe të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Vitia.
Ministri shtoi se në pikat kufitare janë kontrolluar po ashtu mbi 5 mijë udhëtar. Ai po ashtu theksoi se nuk ka vend për panik, por vetëm për kujdes të shtuar.
“Në pikat kufitare janë kontrolluar mbi 5 mijë udhëtar që kanë ardhur nga vendet e prekura me COVID-19 dhe nga vendet e tjera”, tha Vitia.
Pavarësisht këtij fakti, Prishtina zyrtare ka marrë disa masa parandaluese. Qeveria ka mbyllur shkollat dhe ka ndërprerë disa linja tokësore dhe ajrore me disa vende të Evropës./Opinion.al