Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asnjë kundërshtim, Brexiti në parlament

2019/12/18 at 4:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Asnjë kundërshtim, Brexiti në parlament

Deputetët e parlamentit të sapozgjedhur në Londër pas betimit filluan menjëherë punën. Të enjten mbretëresha do të lexojë deklaratën e qeverisë dhe që të premten kryeministri Boris Johnson dëshiron të kalojë me vrull në parlament ligjin e Brexitit. Shumica absolute për qeverinë konservatore do të thotë, se ajo mund t’i kryejë projektet e saj pa kundërshtime. Dhe Boris Johnsoni tani tregon se si do të ecin punët: ai dëshiron ta ndryshojë ligjin e Brexit në atë mënyrë sa një zgjatje e periudhës së tranzicionit të bëhet e paligjshme.


Johnsoni dëshiron t’i bëjë shantazh BE

Boris Johnsoni kishte premtuar vazhdimisht në fushatën zgjedhore: ai dëshiron ta nxjerrë Britaninë e Madhe jashtë BE më 31 janar të vitit të ardhshëm dhe t’i përmbahet rreptësisht fazës së tranzicionit që fillon atëherë. Ajo përfundon në 31 Dhjetor 2020, sipas marrëveshjeve. Shumica e vëzhguesve nuk e morën shumë seriozisht këtë, sepse kryeministrit normalisht nuk i interesojnë premtimet e tij. Por tani Johnsoni dëshiron të bllokojë ligjërisht opsionin e integruar të zgjatjes me një ose dy vjet. Me këtë ai i lidh duart vetes dhe i vendos pistoletën në gjoks BE.

Në të njëjtën kohë, kryeministri dëshiron të tërheqë të gjitha lëshimet që u bëri miqve evropianë dhe kundërshtarëve të një Brexiti të ashpër në Dhomën e  Ulët të parlamentit britanik në vjeshtë. Kjo prek të drejtat e punonjësve në nivelin e BE dhe mbikqyrjen ligjore të Parlamentit mbi marrëveshjen e ardhshme tregtare. Pas fitores së tij të madhe në zgjedhje, në të ardhmen ai nuk ka më nevojë të jetë i kujdesshëm ndaj grupeve politike që duan të qëndrojnë më pranë rregullave evropiane. Pasi u bënë të njohura planet e kryeministrit, paundi britanik ra menjëherë në kursin e para zgjedhjeve.

Negociata nën presionin e kohës

Për Bashkimin Evropian kjo do të thotë se ka shumë pak kohë për të negociuar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë – vetëm njëmbëdhjetë muaj. Kryenegociatori i Brukselit, Michel Barnier ka paralajmëruar tashmë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila do të përfshinte rregulla për bashkëpunimin në fushën e sigurisë ose në shkencë dhe kulturë, nuk do të jetë e mundur. Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen gjithashtu pranoi se fusha të tilla si transporti ajror dhe shërbimet financiare mund të negociohen vetëm më vonë. Në rastin më të mirë ajo që mund të arrihet brenda 11 muajve të ardhshëm do të ishte një marrëveshje minimale për transportin pa tarifa doganore, po të merren e të kopjohen modele ekzistuese – ky është konsensusi në Bruksel.

Boris Johnsoni dëshiron t’i detyrojë evropianët të bëjnë lëshime. BE duhet të tregojë edhe një herë se mund të qëndrojë e bashkuar. Në dy vitet e kaluara, BE ka qenë në gjendje t’i imponojë kërkesat e veta për marrëveshjen e daljes, sepse qëndroi e bashkuar deri në fund. Megjithatë, në fazën e dytë të negociatave, e gjitha mund të ndeshet me interesat individuale të disa vendeve anëtare, për shembull në tregun e brendshëm dhe në respektimin e standardeve të BE. Michel Barnier aktualisht po viziton Holandën, e cila është veçanërisht e lidhur ngushtë me ekonominë britanike, për të biseduar me kryeministrin Mark Rutte.

Grup i mbështetësve konservatorë

Kryeministri britanik i ftoi 109 deputetët e rinj konservatorë në Londër në një mbrëmje private të hënën, ku të gjithë edhe një herë uruan njëri-tjetrin për suksesin e madh në zgjedhje. Para së gjithash euforikë ishin përfaqësuesit e zonave elektorale të Veriut, të cilët kaluan te konservatorët për herë të parë pas dekadash.

Pas largimit të pro-evropianëve dhe gjithë bërthamës së vjetër të deputetëve nga spektri liberal i partisë konservatore – nga Ken Clarke te David Gauke tek Amber Rudd – konservatorët britanikë kanë lëvizur qartë në të djathtë. Kolltuqet e gjelbra në Parlament janë të mbushura me besnikë, që thjesht do t’i miratojnë planet e Johnsonit.

Opozita përtokë

Gëzimi më i madh për Boris Johnsonit duhet të jetë që Partia Laburiste e opozitës është përtokë pas katastrofës së saj në zgjedhje. Askush në Dhomën e Ulët nuk është në gjendje t’i tregojë vendin kryeministrit, përveç partisë nacionaliste të forcuar masivisht SNP, e cila tani po ecën drejt një referendumi të ri të pavarësisë.

Në të njëjtën kohë, në parti ka shpërthyer një luftë krahësh. E majta, e cila e përkrahu Jeremy Corbyn-in deri në fund, tani po nxjerr një ekip udhëheqës me Rebecca Long-Bailey si drejtuese të re. Kjo do të thotë që partia dëshiron të vazhdojë kursin e saj, pavarësisht nga katastrofa e zgjedhjeve dhe humbja e 42 mandateve. Forcat e moderuara në parti janë akoma në formim e sipër dhe duan ta pozicionojnë më shumë në qendër partinë. Deri tani, është ende e hapur se kush është fituesi i kësaj lufte. Për çdo rast, kryeministri mund të ulet dhe thjesht të shijojë grindjen te opozita./DW/

Etiketa: brexitBritani


Ju sugjerojmë

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
Bota

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

1 Shtator, 2025 10:21 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

1 Shtator, 2025 9:32 pm
Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
Bota

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

1 Shtator, 2025 8:28 pm
U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
Kronikë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

1 Shtator, 2025 7:28 pm
Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë
Bota

Operacioni me 49 të arrestuar në Greqi, një dhomë e mbushur me armë dhe drogë

1 Shtator, 2025 6:46 pm
Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime
Bota

Forcat ukrainase godasin bazën ajrore ushtarake ruse në Krime

1 Shtator, 2025 5:22 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në rrugën Fier-Vlorë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

1 Shtator, 2025 4:50 pm
Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029
Kryesore

Marta Kos: Nëse Edi vazhdon punën e shkëlqyer, Shqipëria anëtarësohet në 2029

1 Shtator, 2025 3:26 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor

1 Shtator, 2025 3:16 pm
Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”
Kryesore

Negociatat me BE, Rama në Slloveni: Kemi bindjen që në fund do “martohemi”

1 Shtator, 2025 3:05 pm
Para
Ndërron jetë aktorja e rolit të njohur në “Përrallë nga e Kaluara”

Ndërron jetë aktorja e rolit të njohur në "Përrallë nga e Kaluara"

‘Anonymus Albania’ bllokon faqen zyrtare të AMA-s

'Anonymus Albania' bllokon faqen zyrtare të AMA-s

Lulzim Basha mesazh Edi Ramës: I ke bërë llogaritë gabim!

Lulzim Basha mesazh Edi Ramës: I ke bërë llogaritë gabim!
















TE FUNDIT

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit

Vrau ish-kreun e Parlamentit, publikohen pamjet e arrestimit të ekzekutorit
1 Shtator, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar...

Lexo më shumë

Dhunohet në Durrës turisti austriak, policia procedon dy 17-vjeçarë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
1 Shtator, 2025

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, pasi më 14 gusht dhunuan një turist austriak në  Durrës. “Në lidhje...

Lexo më shumë

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar

Kim Jong Un udhëton drejt Pekinit me tren të blinduar
1 Shtator, 2025

Mediat ndërkombëtare raportojnë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka lënë Phenianin për në Kinë, ku pritet...

Lexo më shumë

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt

U raportua i zhdukur, gjendet në Spanjë trupi i pajetë i Miklovan Danajt
1 Shtator, 2025

Është gjetur Marbella të Spanjës trupi i pajetë i 30-vjeçarit Miklovan Danaj, i cili u zhduk në muajin maj. Mediat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com