TIRANË- Mësohet se një incident ka ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku dy deputetë janë konfrontuar fizikisht. Ngjarja ka ndodhur në mbledhjen me dyert të mbyllura të Komisionit të Sigurisë. Deputeti i PD Asllan Dogjani (ish-deputet socialist) pas një debati me tona të larta është përfshirë edhe në konflikt fizik me kolegun e tij socialist Piro Lutaj.
Deputeti demokrat, Dogjani ka qenë i pari që ka lënë mbledhjen e Kosmisonit të Sigurisë. Janë ende të paqarta shkaqet e vërteta të këtij incidenti. Paraprakisht thuhet se debati që më pas degjeneroi në përplasje fizike ndodhi teksa flitej për ecurinë e punës së SHISH.