Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Askush nuk do ta besonte se Miklovani do u merrte jetën, qeshën kur u tha: A e dini se ju vras?

2016/10/05 at 9:32 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Askush nuk do ta besonte se Miklovani do u merrte jetën, qeshën kur u tha: A e dini se ju vras?

Miklovan Parubi u arrestua nga policia mesditën e djeshme, pasi kreu një masakër të vertetë ndaj bashkëfshatarëve me të cilët po pinte deri pak momente para ngjarjes. Ai nuk ka dhënë asnjë dëshmi konkrete gjatë mbrëmjes së djeshme. E vetmja që gjë që citon, thonë burimet, është se viktimat ia kishin bërë për borxh.

“Ma bënë borxh. Më kanë ngacmuar dhe nuk i duroja dot”, është shprehur ai para hetuesve që e kanë marrë në pyetje në policinë e Shkodrës.

Gjithashtu ai ka thënë se ka patur qëllim të vrasë dy vëllezërit Gacalin dhe Vinçens Kopshtin si dhe Ndok Markun. Ndërsa pronari i lokalit, Arjet Saiti është vrarë në tentativë për ta ndaluar agresorin.

Bazuar në dëshmitë e të mbijetuarve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, policia ka zbardhur skenën e krimit. Autori ka qenë në lokal mbrëmjen e së hënës, duke zhvilluar një lojë pokeri me shoqërinë e tij.

Në një moment, në lojë e sipër ai është çuar dhe ndërsa ka bërë shenjë me duar i irrituar, është larguar nga lokali dhe ka marrë një armë automatike.

“A e dini se ju vras?!”, i është drejtuar ai tavolinës ku ndodheshin bashkëfshatarët e tij. Të pranishmit mësohet se kanë qeshur, pasi nuk e mendonin se çfarë do të ndodhte, por edhe për faktin se shpeshherë e kishin parë autorin të lëvizte i armatosur.

Njëri prej tyre, dyshohet Gacalin Kopshti, i është drejtuar me fjalët: “Çfarë të kemi bërë që do të na vrasësh?”, por pa e mbyllur fjalinë, autori e ka qëlluar, duke i shkaktuar vdekjen.

Kur dëgjoi të shtënat, Arjet Saiti i është afruar Parubit, duke tentuar që t’ia marrë armën nga duart. Në atë moment 33-vjeçari ka qëlluar ndaj Saitit, duke e lënë të vdekur në vend. Plumbat e tjerë i ka lëshuar kuturu, duke plagosur personat e tjerë të pranishëm.

Pas krimit, autori është larguar, duke u ndihmuar nga një tjetër banor i zonës, Marçel Shpijati. Ky i fundit, sipas burimeve nga vendngjarja, e ka ndihmuar autorin për të gjetur armën kallashnikov me të cilën më pas ka kryer edhe krimin e rëndë duke qëlluar mbi shokët e tij.

Miklovan Parubi nuk ka treguar pendesë për ngjarjen. Ai ka thënë se i vinte keq për tre të tjerët. “Më vjen keq për të tjerët. Unë u thashë të ndaheshin veçmas, por ata nuk dolën nga lokali dhe unë i qëllova”, ka deklaruar ai. Nga ana e grupit hetimor deklarohet se do të ketë një tjetër seancë pyetjesh për autorin, për të marrë një dëshmi të plotë.

Etiketa: deshmimasaker shkodermiklovan parubipolici

Ju sugjerojmë

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

1 Gusht, 2025 4:56 pm
Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
Aktualitet

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

1 Gusht, 2025 4:46 pm
Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore
Bota

Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore

1 Gusht, 2025 4:40 pm
Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
Aktualitet

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

1 Gusht, 2025 4:35 pm
Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë
Kronikë

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë

1 Gusht, 2025 4:33 pm
E akuzon për bashkëpunim me SHISH, Serbia arreston shtetasin e saj
Rajoni

E akuzon për bashkëpunim me SHISH, Serbia arreston shtetasin e saj

1 Gusht, 2025 4:22 pm
Fermerët e Beratit i kthehen bujqësisë organike/ Prodhimi i frutave, për eksport
Aktualitet

Mbështetja ndaj fermerëve, hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve

1 Gusht, 2025 4:13 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

EMRAT/ Tentuan të vrisnin Durim Bamin, SPAK dërgon për gjykim gjashtë të pandehur

1 Gusht, 2025 4:10 pm
Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh
Life Style

Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh

1 Gusht, 2025 4:08 pm
Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
Life Style

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

1 Gusht, 2025 4:06 pm
Para
Zbulohet kompania që ka marrë 22 000 m2 në Don Bosko. A do përpunohen plehrat në mes të Tiranës?

Zbulohet kompania që ka marrë 22 000 m2 në Don Bosko. A do përpunohen plehrat në mes të Tiranës?

Video/ Debati i ashpër i kandidatëve për zëvendës president/ Çdo gjë për shefat e tyre!

Video/ Debati i ashpër i kandidatëve për zëvendës president/ Çdo gjë për shefat e tyre!

Kylie i dhuron Marios buzëkuqët e rinj, “marshalla” sa mirë thotë ai

Foto lajm/ Kylie Jenner rikthehet në Instagram me foto “përvëluese”

TE FUNDIT

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit

Hapësirat publike, Balluku: Do hapim një portal ku qytetarët të denoncojnë abuzuesit
1 Gusht, 2025

Në vijim të aksionit për lirimin e hapësirave publike, qeveria ka planifikuar që të krijojë një portal të posaçëm, ku...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete

Hapësirat publike, Balluku: IKMT e mbështetur nga Policia do ndërmarrë masa konkrete
1 Gusht, 2025

Belinda Balluku, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, në një video të publikuar në faqen e saj zyrtare...

Lexo më shumë

Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore

Gaza/ Spanja dhe Gjermania dërgojnë ushqime dhe furnizime mjekësore
1 Gusht, 2025

Spanja dhe Gjermania kanë dërguar ndihma në Rripin e Gazës, ndërsa vendi po përballet me krizë humanitare dhe mediat ndërkombëtare...

Lexo më shumë

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër

Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh që dalin nga Shqipëria, radha e pritjes 1 kilometër
1 Gusht, 2025

Fluks i lartë i automjeteve në dalje të Shqipërisë në Qafë Thanë. Aktualisht është krijuar një radhë pritje prej 1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com