“Sot askush nuk del nga këtu i gjallë“. Një 47-vjeçar nga Somalia, Ousseynou Sy është arrestuar nga policia në Milano, pasi i vuri zjarrin një autobusi. Teksa ishte shofer i autobusit që mbante 51 nxënës, ai ndaloi ndryshoi rrugë në drejtim të aeroportit dhe më pas nxori një bidon me benzinë dhe një çakmak.
“Dua t’i japim fund, duhen ndalur medoemos viktimat në Mesdhe!”, ka thënë ndër të tjerë 47-vjeçari që kishte marrë dhe nënshtetësinë italiane.
Për fat të mirë askush nuk ka mbetur i dëmtuar, por 12 gjimnazistë janë dërguar në spital për shkak intoksikimi nga tymi. Në spital përfunduan edhe dy të rritur, sikurse edhe shoferi i autobusit, i cili më pas u arrestua.
Ka qenë një prej nxënësve që ka mundur të telefonojë numrin e emergjencave 112, e pas këtij gjesti karabinierët janë gjendur në vendngjarje shumë shpejt. Ata ndalën autobusin, por nga ky moment nisi edhe zjarrvënia. Një nga pistat e hetimit, sipas prokurorëve është dhe ajo e terrorizmit. /Opinion.al