Policia ka dhënë detaje ne lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku në rrugën “Aleksandri i Madh”, ashensori i një pallati ra nga kati i pestë në katin zero.
Autoritetet bëjnë me dije se nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i rënies së ashensorit ka qenë tejkalimi i kapacitetit, pasi në ashensor kishin hipur 5 persona, ndërkohë që kapaciteti i lejuar ishte 2-3 persona.
2 personat e dëmtuar, pasi kanë marrë mjekimin në spital, janë larguar në banesë, ndërsa 3 të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime, njofton policia.
Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim./Opinion.al