8 parcela me rreth 17.400 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar, ndërsa janë shpallur në kërkim kultivuesit e tyre.
Policia e Vlorës bën me dije se bimët narkotike u gjetën të mbjella nëpër sipërfaqe toke pa pronar në fshatrat Vajzë, Orikum dhe Borsh.
Asgjësimi i tyre u bë me anë të djegies me zjarr. Policia po punon ndërkohë për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al