Dy të moshuar kanë humbur jetën pasi janë asfiksuar nga një bombol gazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesnatë në një banesë dy katëshe në fshatin Gjergjan në Elbasan.
Paraprakisht dyshohet se dy të moshuarit humbën jetën si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit rreth 15 kilogramë. Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al