Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Asfikësimi i nxënësve, Nikolla i përgjigjet flakë për flakë Bashës, por s’ka asnjë fjalë për prindërit e Bulqizës

2017/11/17 at 6:17 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Asfikësimi i nxënësve, Nikolla i përgjigjet flakë për flakë Bashës, por s’ka asnjë fjalë për prindërit e Bulqizës

U desh një status në facebook i Lulzim Bashës që ministrja e Arsimit Lindita Nikolla të bëhej e gjallë për incidentin e rëndë të Bulqizës ku 60 gjimnazistë u asfiksuan në orën e mësimit nga tymi i kaldajes.


Lindita Nikolla, po përmes facebook-ut i përgjigjet Bashës se ajo dhe qeveria e Edi Ramës po bëjnë gjithçka për të kthyer normalitetin në arsimin e shkatërruar që sipas saj u la qeveria e Berishës.

Po kështu Lindita Nikolla i kthehet avazit të Gërdecit, duke i thënë liderit demokrat Basha se “Edi Rama asokohe kreu i opozitës u soll si njeri normal dhe nuk i mor me hesapet politike”.

Ajo ç’ka vihet re lehtësisht është se ministrja e Arsimit ka kurajon të përballet lehtësisht me Bashën por me sa duket nuk e ka kurajon të thotë asnjë fjalë për prindërit e fëmijëve që sot panë tmerrin me sy.

Duhet theksuar gjithashtu se Ministria e Arsimit i është përgjigjur interesit të gazetarëve plot 5 orë pas ngjarjes së rëndë të Bulqizës duke dhënë një informacion të vonuar dhe të cunguar. /Opinion.al

***

Më poshtë statusi i plotë në facebook i Lindita Nikollës

Zoti Basha!

Në çdo vend normal dhe bashkësi normale njerëzish nuk ndodh kurrë që politika të bëjë hesapet e veta, teksa ka rënë një fatkëqësi, ciladoqoftë e për çfarëdo arsye qoftë!
Sot ne të gjithë po merremi me femijët e Shupenzës dhe ju siguroj se falë angazhimit të të gjithëve, ata fëmijë po marrin shërbimin e duhur në kohën e duhur. Ndërsa ju po bëni hesapet tuaja, duke mos pritur as deri nesër për të vazhduar muzikën e stonuar të gramafonit tuaj, me akuza e revolta kundër qeverisë.

Disa vite më parë, u vranë 26 vetë dhe u hodhën në erë qindra shtëpi zoti Basha dhe koha më pas, tregoi edhe si edhe pse u shkrumbua një fshat i tërë, 15 minuta larg qendrës së Tiranës. Por atë ditë, në ato orë tmerri kombëtar, Edi Rama, atëherë në rolin që ju keni sot, u tregua njeri normal i një bashkësie njerëzish normalë dhe nuk u mor me hesapet e veta politike. Besoj ju kujtohet! Madje armiku që ju ka verbuar sytë dhe errësuar komplet arsyen, mori në kurriz edhe shumë akuza e shpotitje të pamerituara për “rrahjen e shpatullave” të kryeministrit në deren e spitalit.

Po ju sot?

Ju sot vazhduat me avazin tuaj vulgar të çdo dite, duke vazhduar të bëni sikur nuk ishte qeveria juaj e vjetër që e la Shqipërinë dhe arsimin në pikën më të zezë të hallit! Ne nuk kemi bërë asnjë mrekulli, kemi ndryshuar gjëra dhe edhe më shumë do t’i ndryshojmë, po një gjë është e sigurtë: Mes nesh dhe jush, mes Edi Rames e teje, ka një ndryshim të madh, si në ditë të mira si në ditë të vështira.

Është ndryshimi mes njerëzve normalë që duan ta bëjnë normal këtë vend, duke mbajtur në kurriz prej katër vjetesh, të gjithë trashëgiminë e rëndë të keqqeverisjes suaj të gjatë dhe politikanëve anormalë. Të cilët këtë vend e duan vetëm kur i mban ata në kurriz ose përndryshe, janë gati t’i vënë shqelmin çdo ditë për të mos e lënë askënd të jetojë dhe punojë normalisht.

Ju qofshi!

Statusi i liderit demokrat Basha në facebook për ngjarjen e Bulqizës

Po ndjek nga afer gjendjen e nxenesve te gjimnazit te Shupenzes, te asfiksuar ne oren e mesimit nga gazi karbonik. Duke ju uruar sherim sa me te shpejte te rinjve qe po marrin mjekim ne Bulqize dhe Peshkopi si dhe per nxenesen e sjelle ne Tirane ne gjendje me kritike se te tjeret, shpreh keqardhjen dhe revolten per pasigurine e ambjenteve qe vene ne rrezik shendetin e nxenesve ne shkolla. Investimet ne shkolla nuk mund te behen pjese e babezise qeveritare qendrore apo lokale. Deputeti i Partise Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ndodhet ne Diber per te qene prane nxeneseve dhe familjareve te tyre dhe per te marre informacion te detajuar mbi pergjegjesit e asfiksimit te 60 nxenesve te Shupenzes.

 

Etiketa: Bashabulqizehelmiminikollanxenes


Ju sugjerojmë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë
Aktualitet

Balluku rikthehet në GJKKO, prej rreth dy orësh në seancë

22 Nëntor, 2025 1:02 pm
Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje
Aktualitet

Moti i keq/ Me dhjetëra familje të bllokuara në juglindje

22 Nëntor, 2025 12:04 pm
Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum
Aktualitet

Ndotet uji i pijshëm, bashkia e Kolonjës: Mos e përdorni për konsum

22 Nëntor, 2025 11:54 am
Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi
Aktualitet

Osumi del nga shtrati, dëme të mëdha në banesa e bujqësi

22 Nëntor, 2025 11:06 am
Samiti i Zgjerimit të BE në Bruksel, do të marrë pjesë edhe kryeministri Rama
Kryesore

Pezullimi i Ballukut,Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur

22 Nëntor, 2025 10:48 am
Para
Ngjyrat e javës në “Opinion” !

Ngjyrat e javës në “Opinion” !

Horror mbi kështjellën Waddeston Manor, përplasen avioni me helikopterin, dyshohet 4 të vdekur

Horror mbi kështjellën Waddeston Manor, përplasen avioni me helikopterin, dyshohet 4 të vdekur

Klea dhe Elgiti bëjnë tatuazh dashurinë e tyre !

Klea dhe Elgiti bëjnë tatuazh dashurinë e tyre !
















TE FUNDIT

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
22 Nëntor, 2025

Shumë njerëz nuk mbyllin dot sytë në një dhomë krejt të qetë, u duhet patjetër televizori, muzika e qetë, tingulli...

Lexo më shumë

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
22 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së...

Lexo më shumë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com